Maqedonia
S’ka “disponim” për formimin e Asociacionit të komunave serbe
Serbët e Kosovës që janë të përfaqësuar në qeverinë dhe kuvendin e Kosovës thonë se formimi i ASK-së nuk po shihet as në horizont
Pavarësisht se dy vjet më parë është nënshkruar marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, një asociacion i tillë nuk është formuar e madje nuk ka disponim që kjo të ndodhë shpejt. Madje dhe serbët e Kosovës që janë të përfaqësuar në qeverinë dhe kuvendin e Kosovës thonë se formimi i ASK-së nuk po shihet as në horizont.
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe buron nga marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, në vitin 2013, ndërkaq që në gusht të vitit 2015, Kosova dhe Serbia kanë në shkruar marrëveshjen për formimin e këtij Asociacioni, duke specifikuar edhe mënyrën e formimit.
Igor Simiq është deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk po e kufizojmë afatin se kur do të nisim me këtë, nga dhjetori, janari apo nga qershori. Do të thotë, kjo është kërkesë e vazhdueshme e përfaqësuesve serbë në katër vitet e fundit, që ku është nënshkruar marrëveshja e Brukselit. Ky është obligim, të cilin e ka marrë mbi vete Prishtina, duke nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe ky është obligim jo vetëm ndaj serbëve të Kosovë dhe ndaj Beogradit zyrtar, me të cilin është nënshkruar marrëveshja, por edhe ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë në Bruksel, Uashington dhe atyre që janë këtu në Prishtinë”, thotë Simiq.
Ai shton se mosrespektimi i marrëveshjes nxit pasoja, në kuptimin e humbjes së besimit të ndërsjellë, gjë që i zhvlerëson çfarëdo lloj bisedimesh të mëtutjeshme me faktorët e caktuar politikë, transmeton REL.
Në anën tjetër, as Qeveria e Kosovës nuk ka specifikuar një afat të qartë se kur do të nisë procesi i formimit të Asociacionit.
Madje, zyrtarët e kësaj qeverie, i kanë thënë ditë më parë se çështja e formimit të Asociacionit nuk është urgjente dhe se “së pari duhet të hartohet draft-statuti, e pastaj ai të rishikohet sipas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese dhe Marrëveshjes së Brukselit, si dhe përsëri ai duhet të shkojë edhe një herë për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese”.
Pikërisht për shkak se Asociacioni duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, duke folur për Radion Evropa, shprehet se e sheh të paarsyeshme zvarritjen e këtij procesi nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Në momentin që do të plotësohej ky kusht, do të largohej mundësia që Beogradi edhe më tej të kushtëzojë zgjidhjen e disa problemeve tjera me formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Mendoj se Prishtina në këtë rast duhet të tregojë urtësi që ta zgjidhë këtë problem, normalisht, sipas marrëveshjes së Brukselit, e cila në mënyrë të qartë thotë se Bashkësia e komunave serbe formohet sipas ligjeve të Kosovës dhe që Gjykata Kushtetuese është e obliguar të shpallë kushtetutshmërinë”, shprehet Nojkiq.
Ai thekson se të gjitha këto qëndrojnë në marrëveshjen e Brukselit e nënshkruar në gusht të vitit 2015.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të Marrëveshjes për Asociacionin, e arritur më 25 gusht 2015, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












