Kosova
Sipas qytetarëve, këto tri gjëra e rrezikojnë Kosovën
Korrupsioni, papunësia e krimi i organizuar
Qytetarët e Kosovës mendojnë se korrupsioni është rreziku më i lartë i brendshëm për Kosovën.
Sipas një anketimi të ‘Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë’, 91.41 për qind e të anketuarve e kanë vendosur korrupsionin si rrezikon më të madh të brendshëm, transmeton Indeksonline.
Pastaj, 90.98 për qind e të anketuarve besojnë se rreziku i dytë më i madh për Kosovën është papunësia, kurse në vendin e tretë me 89.31 për qind renditet krimi i organizuar.
Gjatë vitit 2019, Policia e Kosovës ka hetuar 189 raste të korrupsionit, kurse në vitin 2018 vetëm 74 persona ishin arrestuar për korrupsion.
Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë në nivel të lartë, diku afro 30 për qind. Kjo dukuri më së shumti është e theksuar te femrat.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











