Integrimi
Si t’ia bëjmë?

Shqiptarët në Zvicër dita-ditës po bëhen gjithnjë e më shumë faktor në shoqërinë zvicerane. Kombëtarja e futbollit nuk mund të imagjinohet pa emrat e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Valon Behramit, Blerim Xhemailit, Admir Mehmedit e të tjerëve që kanë origjinë shqiptare.
Mirëpo, a duhet të jemi të kënaqur tani me këtë, apo duhet të kërkojmë më shumë?
Shumica e shqiptarëve në Zvicër gjenden këtu si pasojë e zhvillimeve politike, por edhe ekonomike në ish-Jugosllavi. Shqiptarët ishin më të shtypurit politikisht dhe më të diskriminuarit ekonomikisht. Rezultati i këtij diskriminimi ishte dalja e të rinjve shqiptarë në Evropë, shumë herë pa familje, në kërkim të një vendi me të ardhme më të mirë për ta dhe, pse jo edhe për familjet e tyre.
Sot situata politike dhe ekonomike ka ndryshuar. Kosova është shtet dhe tendencioziteti antishqiptar është dobësuar. Por çka ka ndodhur në të njëjtën kohë me shqiptarët në Evropë, e posaçërisht me ata në Zvicër?
Gjenerata e parë e shqiptarëve të ardhur në Zvicër pothuajse të gjithë kanë lindur në hapësirat kulturore shqiptare. Qëllimi kryesor i ardhjes në Zvicër (Evropë) ishte që të kapërcehet koha, se ishte e qartë që Jugosllavia nuk do të ekzistonte edhe shumë. Ideja ishte që pasi të çlirohen tokat tona, në veçanti Kosova, të gjenden rrugët për kthim në vendlindje. Mirëpo, ideja shkoi huq. Shqiptarëve, në radhë të parë burra dhe djem të ri, iu dha mundësia që t’i marrin familjet e tyre.
Tani jetojmë në Zvicër dhe ideja për kthim nuk është edhe shumë aktuale. Edhe pse ka disa shembuj që kthimi është i mundshëm, shqiptarët në Zvicër tani për tani ndihen komod këtu. Ky vendim indirekt për moskthim është vendim direkt për qëndrim këtu. Ky vendim për qëndrim na sjell disa obligime, jo vetëm si individë, por edhe si bashkësi shqiptare.
A duhet të integrohemi, dhe pse?
Obligimi kryesor është që të integrohemi në shoqërinë zvicerane, pa asnjë pikë pritëse. Por, integrimi nuk është sinonim për një asimilim – integrim do të thotë angazhim të nevojshëm për të drejtat tua. Dhe të drejtat tua, si individ, por edhe si bashkësi shqiptare, mund t’i arrish nëse bëhesh faktor në një shtet. Të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu duhet ta dinë gjuhën amtare të asaj pjese të Zvicrës ku jetojnë në atë masë që mund të komunikojnë me popullatën zvicerane. Nuk guxojmë të lejojmë të bëhemi shoqëri paralele në Zvicër. Integrimi nuk është vetëm një lehtësim i jetës këtu, por gjithashtu është edhe vetëkontribut për vendin tonë. Kush integrohet dhe bëhet pjesë e kësaj shoqërie fiton automatikisht në një mënyrë një pushtet.
Integrimi nuk është vetëm i mirë për kultivimin e jetës këtu, integrimi i mirëfilltë shërben edhe si mjet për mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Prandaj nuk ka asnjë alternativë, përveç integrimit në shoqërinë zvicerane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës