Koronavirusi: çast pas çasti
Si ka ndikuar Covid-19 te gazetarët
Studimi u drejtua nga doktor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters
Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve që raportojnë për COVID-19, po shfaqin shenja ankthi dhe depresioni, sipas një studimi mbi gjendjen aktuale të situatës emocionale të reporterëve.
Edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirë-financuara, shpesh u duhet të luftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandemisë.
Hulumtimi i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe nga Universiteti i Torontos, përfshiu një sërë reporterësh, të cilëve iu bënë një varg pyetjesh lidhur me punën e tyre, shëndetin mendor dhe shqetësimet që kanë përjetuar qershorin e këtij viti, gjatë një periudhe kur në njëfarë mënyrë, të gjitha vendet u prekën nga COVID-19, transmeton TCH.
Studimi u drejtua nga doktor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters, përcjell albinfo.ch.
Ai mbështetet në punën që ka bërë Feinstein mbi gjurmët që lë tek gazetarët raportimi për ngjarje ekstreme, duk përfshirë këtu sulmet terroriste të 11 shtatorit, luftën në Irak, krimin e organizuar në Meksikë, sulmin e al-Shabaab në qendrën tregtare Westgate në Kenia, etj. Anketimi i kryer mbi një kampion prej 73 gazetarësh nga organizata ndërkombëtare mediatike, të cilët gjatë qershorit mbuluan lajmet e koronavirusit, tregoi se rreth 70% e tyre kishin pasur shqetësime psikologjike dhe 26% kishin shenja të forta klinike ankthi që përfshijnë pagjumësinë, përqendrimin e ulët dhe një lodhje shumë të madhe.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











