Sport

Si funksionon Liga e Kombeve?

Pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme rreth Ligës së Kombeve.

Të premten Shqipëria do luan kundër Izraelit, në kuadër të formatit të ri të kualifikimeve në Kupën e Europës. Por si funksionon kjo ligë, shumë pak e dijnë, shkruan albinfo.ch.

Cila është ideja e Ligës së Kombeve?

Ideja është e ish presidentit të UEFA, Michel Platini, i cili solli një format ku zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme. Kjo shmang lojët miqësore që shpesh ishin të vështira për ti gjetur.

Si funksionon Liga e Kombeve?

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

Sa përballje do luhen?

Janë 138 përballjet e Ligës së Kombeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen. Për Ligat A dhe B, të cilat do të kenë grupe me tri skuadra, pra, vetëm katër ndeshje secila, atëherë në datat e tjera do të kenë mundësinë që të bëjnë ndeshje miqësore.

Për çfarë luajnë klubet në Ligën e Kombeve?

Fituesi i Ligës së Kombeve do caktohet mes katër fituesve të divizionit A. Ai që fiton ligën mer 7.5 milion euro. Fituesit e çdo divizioni do të kenë mundësi të kualifikohen drejtpërdrejt në uuropianin e vitit 2020.