Lajme
Si arriti të rikthehej në kohë rekord në fushë Muriqi?
Vedat Muriqi ka befasuar të gjithë kur u rikthye në kohë rekord pas lëndimit të pësuar.
Sulmuesi prizrenas kishte pësuar një lëndim ndaj Kasimpasas, gjë që i pamundësoi të luante edhe me Përfaqësuesen e Kosovës dy ndeshjet e fundit, ndaj Çekisë dhe Anglisë.
Mjekët në Turqi i thanë se do të mbetet pesë deri në gjashtë javë jashtë fushave, mirëpo Muriqi është rikthyer në kohë rekord dhe ka luajtur për Fenerbahcen.
Muriqi u grumbullua dhe luajti në pjesën e dytë ndaj Gotzepes, duke dhënë një kontribut të madh, pasi asistoi në golin e barazimit 2-2 që e shënoi Gary Rodrigues.
“Lëndimi që kisha fillimisht parashihej që të mbetesha jashtë fushës pesë deri në gjashtë javë. Ekipi mjekësor në Fenerbahce ka bërë një punë shumë të madhe, pasi ditë e natë janë përkujdesur për mua dhe kjo bëri që të rikthehem në fushë”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes.
25-vjeçari flet edhe për asistimin që dha për shokun e skuadrës Gary Rodrigues.
“Për t’u shëruar 100% nga lëndimi nevojitet një kohë më e madhe, mirëpo dëshira ime e madhe ishte të jem në fushë për këtë takim”.
“Kam pasur dhimbje të lehta, por më e rëndësishme është që luajta. Për ne sulmuesit nëse kontribuojmë për golat e skuadrës është shumë e mirë”.
“Kemi qëndruar së bashku si skuadër dhe shpresojmë që të jemi edhe javën e ardhshme, kështu që të rikthehemi te fitoret”, deklaroi Muriqi për mediat turke pas ndeshjes, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













