Kosova
Fshati, në të cilin qe 8 vjet nuk është martuar askush
Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë
Fshati i Gjilanit ku që 8 vite nuk është martuar askush. Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë. Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim.
Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal. Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.
Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.
Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës. Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












