Kosova
Shumë studentë të kolegjeve private nuk mund t’i vërtetojnë diplomat
Egzona Totaj kishte përfunduar studimet në Kolegjin UBT në vitin 2014-2015
Egzona Totaj kishte përfunduar studimet në Kolegjin UBT në vitin 2014-2015. Për studimet master në Arkitekturë, ajo është pranuar në një nga Universitetet e Lituanisë, raporton KTV.
Tre shtatori është afati i fundit për t’i dërguar dokumentet atje, por si pasojë e mosprotokollimit të librave amëz të UBT-së nga MASHT-i, ajo rrezikon që ta humbë këtë mundësi.
Me problemin e vërtetësisë së diplomës po ballafaqohet edhe Lindrit Berisha. Më herët për këtë shkak ata kishin humbur mundësinë për të studiuar në Universitetin e Luksemburgut.
Njohësit e arsimit në vend këtë e shohin si neglizhencë dhe keqpërdorim të Ministrisë së Arsimit, por edhe të institucioneve të larta arsimore.
Ministria e Arsimit nuk i kishte protokolluar librat amëz me të dhënat e studentëve të gjeneratës 2014-2015 të Kolegjit UBT.
Zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë zgjidhje do të ofrojnë për këtë rast. Por, edhe zyrtarë të UBT-së kanë thënë se deri të hënën janë në pushime dhe vetëm atëherë mund të deklarohen rreth kësaj çështjeje përcjell Albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=a6URUbSmrhA
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











