Sport
Shumë “nxehtë” për FC Thun-in në Shkodër
Temperaturat e larta deri në 38 gradë dhe temperamenti i tifozëve të Vllaznisë do t`ia vështirësojnë punën skuadrës nga Zvicra
FC Thun ka udhëtuar dje për në Shqipëri ku sonte do të takohet me KF Vllaznia të Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriqi” të kësaj skuadre. Luhet xhiroja e dytë për Kupën e Ligës Evropiane.
Për të shkuar në Shkodër, FC Thun ka zgjedhur aeroportin e Podgoricës, ku, pas aterrimit i janë dashur edhe 70 kilometra të lodhshme që i kanë kaluar me autobus për rreth dy orë për të mbërritur në Shkodër.
Por, ajo që i brengos më shumë lojtarët dhe udhëheqjen e Thunit është ndryshimi i klimës. Në Shkodër janë paralajmëruar për sot temperatura shumë të nxehta, deri në 38 gradë celsius.
“Për fat ndeshja luhet në mbrëmje, duke filluar në orën 20.30, thotë kryetrajneri Challandes për “20 minuten”. Mirëpo ai po ashtu ankohet se kjo ndeshje mund t`i kushtojë shumë humbje energjie skuadrës, sepse luhet vetëm tri ditë para fillimit të kampionatit të superligës së Zvicrës.
Sa i përket vetë kundërshtarit në fushë, KF Vllaznisë, Challandes e vlerëson lojën e saj si të mirë nga ana teknike dhe ngapak provokative. “Nuk do të jetë lehtë, por megjithatë Vllaznia nuk është Barcelona”, ka thënë ai. Por, përveç klimës, sipas tij në stadium do të mbretërojë “vapë” për shkak të tifozëve shumë temperamentë të Vllaznisë.
Ndërsa veterani i FC Thun-it, Milaim Rama thotë se skuadra nga Thuni në Shkodër njihet nga koha e ligës së kampionëve, e vitit 2005. Rama po ashtu thotë se i ka lexuar raportet e medieve të Shqipërisë dhe, sipas tyre, FC Thun konsiderohet favorit në këtë ndeshje.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










