Kosova
Shtypi i Gjenevës për Kosovën: Fitorja e opozitës kundër “komandantëve”
"Tribune de Genève": Opozita ka shtyrë drejt largimit ish-liderët guerile të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të së dielës
Votuesit gjetën momentin e ndryshimit në Kosovë, duke vendosur opozitën e deritanishme të parën në këto zgjedhje e duke u shkaktuar humbje të rëndë ish-drejtuesve të luftës, të cilët ishin në pushtet qe një dekadë.
“Ne e pranojmë verdiktin e popullit. PDK shkon në opozitë”, tha Kadri Veseli, drejtuesi i partisë kryesore të koalicionit në pushtet, pak para orës 23:00.
Pas numërimit të tri të katërtave të votave, e majta (Vetëvendosje, 26.04%) dhe e djathta e qendrës (LDK, 25.21%) ishin përpara dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, PDK (21.18%) dhe AAK (11.67%), një përparim i pakthyeshëm.
Kriza socio-ekonomike
Në mungesë të një shumice absolute të 120 vendeve që duhen (10 prej tyre për minoritetin serb), udhëheqësi i formacionit politik që do të dalë i pari, do të jetë përgjegjës për t’u bërë një koalicion, sipas Kushtetutës.
Por gjatë fushatës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë lënë të kuptojmë se ata së bashku mund të bëjnë një koalicion për të larguar “komandantët” nga pushteti.
Për një pjesë të madhe të 1.8 milion banorëve, këta «komandantët» janë përgjegjës edhe të krizës së madhe socio-ekonomike, korrupsionit endemik dhe klientelizmit e shërbimeve publike katastrofike.
Sapo të marrim detyrat, ne, opozita, do do të përballemi me një sfidë të dyfishtë: të mos e zhgënjejmë popullin, por të plotësojmë edhe kërkesat e perëndimorëve që janë duke pritur për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë, i cili edhe është një nga burimet kryesore të stabilitetit në Evropë.
“Ka ardhur koha!”
Pasi kishin luftuar kundër forcave serbe (1998-99, 13’000 të vdekur), ish-udhëheqësit e luftës kanë qeverisur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Kosova është njohur nga më shumë se 100 shtete, përfshirë vendet kryesore perëndimore por ende e refuzuar nga Rusia, Kina dhe Serbia, e cila ende pretendon udhëheqjen e saj adhtu siç ishte më parë, një provincë e populluar kryesisht nga shqiptarët.
Zgjedhjet e parakohshme kësaj radhe janë rrjedhim i dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, në korrik, i thirrur nga gjykata speciale për akuzat për krime lufte të kryera nga Ushtria çlirimtare e Kosovës (UÇK) gjatë konfliktit i cila ka përfunduar në shpërbërjen e Jugosllavisë.
“Erdhi dita!”, ishte thirrje e Albin Kurtit gjatë fushatës, kundërshtar i kamotshëm i “komandantëve” dhe në veçanti Presidentit Hashim Thaçi. Nëse vendi i parë është konfirmuar për Vetëvendosjen, do të jetë e detyrueshme t’i kërkohet Albinit të zhvillojë konsultime për të bërë një koalicion, negociata që ai do t’i udhëheqë me Vjosa Osmanin.
Shumë tema e ndajnë juristen e re nga studenti udhëheqës karizmatik, i kthyer në demokraci sociale. Por armiqësia e tyre e përbashkët ndaj “komandantëve” dhe thirrja për ndryshim të shprehur të dielën përfshirë nga të rinjtë, të cilët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e popullsisë, mund të jenë të mjaftueshme për të formuar një koalicion, thonë vëzhguesit.
“Jemi ngopur”
Edhe para këtyre zgjedhjeve, amerikanët dhe evropianët kishin kërkuar nga liderët e ardhshëm që “të rinisin urgjentisht diskutimet me Serbinë”. Ato kanë ngecur me muaj të tërë dhe Beogradi nuk pranon t’i vazhdojë përderisa tarifat 100% të vendosura për produktet e tij nga Ramush Haradinaj janë në fuqi.
Shqiptarët dhe serbët e Kosovës janë në një gjendje të lodhur. “Jam i ngopur me këtë histori dialogu”, thotë Salih Mehana, një tregtar 39-vjeçar nga Prishtina. “Ata kanë biseduar me njëri-tjetrin për vite me radhë (…) por situata për ne po përkeqësohet”, thotë një avokat 30-vjeçar nga pala serbe e Mitrovicës që nuk jep emrin e tij.
Megjithat, kjo çështje “do të jetë vendimtare” për bashkësinë ndërkombëtare e cila nuk do të miratoj poqëse kjo nuk do të jetë një prioritet “thotë profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu.
Me përjashtim të Ramush Haradinajt, kandidatët kryesorë dukej se ishin gati të rrëzonin këtë këtë pengesë doganore për të vazhduar dialogun.
Një nga çështjet më të ndjeshme do të jetë organizimi institucional i sektorëve në të cilët jetojnë rreth 120,000 serbë të Kosovës, të cilët kanë ofruar vlerësiminpër kandidatët e Lista Srpska, që është një rrjedhim i partisë në pushtet në Beograd.
Presidenti Aleksandar Vucic tha se ishte i gatshëm për të diskutuar me Albin Kurti nëse ky vjen në pushtet. Udhëheqësi i Vetëvendosjes është i refuzuar prej kohësh në Beograd, ku ai konsiderohet një djalë i ashpër.
burimi: afp
Edituar nga Tribune de Genève, përkthyer për albinfo.ch nga Mirishahe Limani Hiler
https://www.tdg.ch/monde/kosovo-scrutin-tres-observe-international/story/12466057
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?