Kosova
Shtrenjtohet parkimi në Prishtinë
“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve"
Prishtina do të vendosë rregulla të reja që nga janari i vitit të ardhshëm për kryeqytetin. Për të eliminuar kolonat dhe tollovinë në komunikacion, Komuna e Prishtinës do të vendosë masa të reja për parkingun publik. Madje, parkingu është paralajmëruar se do të shtrenjtohet, përcjell albinfo.ch.
“Mbi 100 mijë makina hyjnë në Prishtinë gjatë ditës. Rrugët e ngushta, të cilat nuk lejojnë zgjerim, nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndjeshme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orej 16 – 18 kur largohen nga Prishtina”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ahmeti ka njoftuar se prej vitit të ardhshëm, parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve dhe se parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










