Shkurt.ch
Shtohet lakmia për shtetësinë zvicerane
Fanaj e sheh si shkak frikën nga dëbimi për imtësira ndërsa Mörgeli, si shprehje të uljes së kriterit
Pasaporta zvicerane ëshjtë bërë edhe më e lakmuar se më parë, shkruan SonntagsZeitung duke iu referuar të dhënave nga Zyra federale për Migracion. Sipas gazetës, nga janari e tutje shtetësinë zvicerane mesatarisht e kanë marrë nga 2500 të huaj, sifër kjo që është për 20 për qind më e madhe se në priudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ky numër ka mbërritur shifrën rekorde që është shënuar në vitin 2008, kur ishin natyralizuar 35000 shtetas të huaj.
Ylfete Fanaj: shkak, frika nga dëbimi si të huaj
Sipas një zëdhënësi të zyrës së përmendur, nuk përjashtohet mundësia që rritja e numrit të të interesuarve për pasaportën e kuqe zvicerane të jetë shkaktuar edhe nga pranimi, vitin e kaluar, i iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi.
Ndërsa Ylfete Fanaj, kryetare e organizatës second@s plus dhe deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit thotë se „kjo gjendje (pranimi i inciativës) mund t`i ketë bërë të huajt më të pasigurtë se më parë, në kuptimin që, si të huaj mund të dëbohen nga Zvicra edhe për imtësira.”
Nga ana tjetër, për deputetin nacional nga SVP, Christoph Mörgeli vala e pajisjes me shtetësinë zvicerane, ka një bazë krejtësisht tjetër. Sipas tij „kriteret për të fituar shtetësinë e Zvicrës, viteve të fundit janë ulur tepër shumë”:
Morgeli: Fitimi i shtetësisë, një akt i thjeshtë administrativ
Ndërkohë, kantonet nuk kanë vënë re ndonjë rritje të kërkesave për shtestësi. Përjashtim bën Cyrihu, ku rritja në fjalë është 20%. Sipas përgjegjësve të këtij kantoni, kjo rritje mund të shpjegohet me paralajmërimin për ashpërsimin e kritereve për pajisjen me shtetësinë zvicerane në këtë kanton.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










