Shkurt.ch
Shtohen rastet e racizmit kundrejt zezakëve dhe myslimanëve
Janë shënuar 178 raste të diskriminimit racor por rastet që nuk janë denoncuar, duhet të jenë më të shumta
Numri i akteve raciste të denoncuara pranë Rrjetit këshillues për viktima është rritur më 2010, por shënohet një ngritje më e ulët se në vitet e mëparshme. Një rritje e dukshme, veçanërisht për njerëzit me ngjyrë ose për raste që kanë të bëjnë me abuzimin e pushtetit hierarkik.
Gjatë tërë vitit shtatë klinikat pjesëmarrëse në këtë përmbledhje të të dhënave kanë regjistruar 178 raste në lidhje me kontekstin e diskriminimit racor, kundër 162 më 2009, tregon raporti i lëshuar të hënën nga Komisioni Federal kundër Racizmit (CFR) dhe shoqatës humanrights.ch.
Incidentet e raportuara nisën që nga “racizmi i thjeshtë, i zakonshëm, gjerë në plagosje fizike”. Ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm të incidenteve lidhur me një formë të fshehur të ksenofobisë dhe jotolerancës për shkak të ngjyrës së lëkurës apo islamizmit, si subjekte që kanë goditur titujt e medieve në Zvicër vitin e kaluar.
Në vijën e parë, afrikanët
Në vitin 2010 veprat raciste për shkak të ksenofobisë kanë qenë të shumta, qoftë sipas pikëpamjes së viktimave (81 herë), qoftë sipas pikëpamjes së Rrjetit këshillues (72 herë). Islamofobia ka qenë gjithashtu e raportuar shumë herë (23 herë).
Viktimat e diskriminimit racor janë me origjinë nga sub-Sahara (42), Evropa Qendrore (26) dhe Afrika e Veriut(23), prej një totali të 134 rasteve të njohura. Personat e përmendur shpesh qëndrojnë në Zvicër për një kohë të gjatë ose kanë lindur aty. Tridhjetë e nëntë prej tyre gëzonin një pasaportë zvicerane, një patentë shoferi, ndërsa 23 prej tyre gëzonin leje qëndrimi «C».
Fyerjet raciste (69) janë incidentet më së shumti të regjistruara. Mohimi i të drejtave për përfitimet publike (17) del në pah që është në rritje. Po ashtu, mospranimi në klube të natës, si në diskoteka.
Burrat mbi 25 vjeç janë kryesisht të prekur nga racizmi. Ata janë veçanërisht subjekt i abuzimit verbal (30 raste), dëmtimit të trupit (10), mohimit të përfitimeve publike (16) dhe trajtimit të pabarabartë në lëmin e banimit (10).
Lajm i publikuar nga Swissinfo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










