Shtim i madh i numrit të azilkërkuesve në Zvicër
17`450 persona kanë kërkuar azil gjatë dhjetë mjuajve të këtij viti. Ministrja Sommaruga pret një rritje të mëtejme të këtij numri
Numri i azilkërkuesve të regjistruar gjatë muajit tetor në Zvicër ka shënuar një rritje prej 5 për qind krahasuar me një muaj më parë, ose 100 më shumë. Gjithsej 2142 persona kanë kërkuar azil gjatë tetorit.
Ministrja e drejtësisë dhe policisë Simonetta Sommaruga në një intervistë për gazetën NZZ ka thënë se deri në fund të vitit pret një rritje të mëtejme të këtij numri.
Sipas një komunikate të lëshuar sot nga Enti Federal për Migracion, shtetet nga të cilat ka më së shumti kërkesa për azil, gjatë tetorit kanë qenë: Tunizia, Eritrea, Nigeria, Afganistani, Serbia dhe Siria.
Në një statistikë të publikuar ditë më parë nga UNHCR, në kuadrin e numrit të refugjatëve të Serbisë llogariten dhe kosovarët, dhe ata përbëjnë 4 nga 5 refugjatët “shtetas serbë”. Nëse ky përpjesëtim merret si i mirëqenë edhe në rastin e Zvicrës, atëherë i bie se kosovarët janë në vendin e pestë ose të gjashtë në këtë listë.
Gjatë tetorit janë kthyer në vendet transite të “Dublinit” (vendi përmes të cilit kanë ardhur në Zvicër) 351 azilkërkues, 247 prej të cilëve në Itali.
Marrë në përgjithësi nga janari deri në tetor në Zvicër kanë kërkuar strehim 17`450 persona. Ky numër është për 12 për qind më i madh krahasuar me numrin e azilkërkuesve të regjistruar gjatë gjithë vitit 2010!
Sipas parashikimeve të ministres Sommaruga, në fund të vitit 2011 dallimi në krahasim me vitin 2010 mund të shkojë në 30 deri në 50%. Shkaqet e kësaj rritjeje ajo i sheh në trazirat në Afrikën e Veriut.
Marrë në përgjithësi në periudhën e deritashme të këtij viti, nga Tunizia kanë kërkuar azil në Zvicër 1972 persona, nga Siria 653, nga Algjeria 489, nga Maroku 362 dhe nga Libia 225. Por në pozitën numër një në këtë listë mbeten shtetasit e Eritresë, me 2789 kërkues azili në Zvicër.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









