Koronavirusi: çast pas çasti
Shtetet evropiane po vetizolohen
Austria ka mbyllur kufirin me shumë shtete, ashtu si edhe Zvicra
Prej orës 08:00 të mëngjesit të së hënës (datë 16.03) të gjitha aeroportet dhe portet në Norvegji do të mbyllen, njoftim ky i dhënë nga kryeministrja e vendit, Erna Solberg.
Kështu, të gjithë norvegjezët që ndodhen jashtë vendit do të kenë mundësinë të kthehen, pasi avionët me qytetarë në bord do të lejohen të ulën, ka konfirmuar Solberg.
Norvegjia ka raportuar viktimën e tij të dytë nga koronavirusi dhe konfirmohen plot 907 persona të infektuar, përcjell albinfo.ch.
Për të ngadalësuar shpërndarjen e koronavirusit, Polonia dhe Danimarka kanë vendosur të mbyllin kufijtë për të gjithë qytetarët e huaj, që duan të hyjnë në këto dy vende.
Të dy kryeministrat Mateusz Moraëiecki dhe Mette Frederiksen kanë njoftuar që të gjithë personat ‘që nuk provojnë dot se kanë një arsye të vlefshme për të ardhur në Danimarkë dhe në Poloni nuk do të jenë të autorizuar të hyjnë’. Bllokimi nuk vlen për qarkullimin e mallrave.
Gjithashtu Spanja ka marrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Edhe Franca ka mbyllur muzetë, stadiumet, kinematë dhe vendet tjera publike.
Austria ka mbyllur kufirin me shumë shtete, ashtu si edhe Zvicra, por edhe shumë shtete, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.
Danimarka ndalon të gjithë të huajt që të hynë në vend pa pasur një qëllim të vlefshëm si vizita mjekësore emergjente ose pasi kanë marrë vizë qëndrimi.
Në Poloni prej ditës së diel nuk do të lejohen shtetas të huaj të futen në territor.
Republika Çeke – Ndalon të gjithë shtetasit e huaj që të futen në vend përveç atyre me leje qëndrimi. Ndalon dhe largimi e shtetasve çekë nga territori.
Sllovaki – Mbyll kufijtë për të gjithë të huajt përveç Polakëve dhe atyre me leje qëndrimi.
Austri – Mbyll tre kalimet kufitare tokësore me Italinë për të gjithë të huajt, përveç atyre me një raporte mjekësore të lëshuar brenda katër ditësh. Nuk ka kufizime për shtetasit austriakë.
Ukraina – Mbyll kalimet kufitare për të huajt (përveç diplomatëve) për dy javë.
Hungaria – Mbyllin kufijtë tokësorë me Austrinë dhe Slloveninë
Sllovenia – Mbyllin gjashtë vendkalimet kufitare me Italinë. Ndërprejnë udhëtimin me autobus dhe tren. Të huajt mund të hyjnë vetëm me një raport mjekësor të lëshuar brenda tre ditëve.
Serbia – Mbyllën vendkalimet kufitare me Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kroacinë.
Rumania – Mbyllën kufijtë me Hungarinë, Ukrainën, Bullgarinë dhe Moldavinë.
Shqipëria – Mbyllin kufijtë me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Italinë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









