Bota
Shtetet e BE-së e njohin Guaidon president
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian e njohën zyrtarisht udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës.
Ky hap vjen pasi presidenti i sfiduar i Venezuelës, Nicolas Maduro, e refuzoi kërkesën e BE-së për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm muajin e kaluar dhe ka fituar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Rusia, mbështetëse e Maduros, i akuzoi vendet e BE-së për ndërhyrje në çështjet e Venezuelës.
Me rritjen e presionit mbi Maduron për të dhënë dorëheqje, ai tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë e luftës civile, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë televizive, Maduro e paralajmëroi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se “do të largohet nga Shtëpia e Bardhë i njollosur me gjak, nëse ai ndërhyn ushtarakisht në krizë“.
Opozita në Venezuelë është ngritur kundër Maduros prejse ai është rizgjedhur president vitin e kaluar. Sipas opozitës, zgjedhjet kanë qenë jolegjitime, pasi Maduro i ka penguar disa kandidatë të garojnë – disa duke i burgosur.
Si udhëheqës i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Guaido thotë se Kushtetuta i lejon atij të marrë pushtetin përkohësisht kur presidenti konsiderohet i paligjshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










