Kuriozitete
OKB: Shtatë milionë fëmijë, të privuar nga liria
Rreth shtatë milionë fëmijë në vit nuk janë të lirë, pasi ata mbahen në burgje, paraburgim, qendra për ndalimin e migracionit, shtëpi për persona me aftësi të kufizuara ose institucione të mirëqenies, thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Sipas autorëve, ky vlerësim bie në kundërshtim me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve, që është një pakt i nënshkruar nga afro 200 vende të botës dhe që e lejon ndalimin nën moshën 18-vjeçare vetëm si masë afatshkurtër.
“Edhe pse është arritur përparim viteve të fundit për zgjidhjen e problemit, duhet të bëhet shumë më tepër për t’i nxjerrë fëmijët nga institucionet [e ndalimit] dhe për t’i dhënë fund ndalimit të migrantëve nën moshë”, tha Manfred Nowak, studiues austriak i të drejtave të njeriut, njëherësh udhëheqës i studimit, përcjell albinfo.ch.
“Është përgjegjësi jona t’ua kthejmë fëmijërinë fëmijëve në paraburgim”, tha ai.
Raporti paralajmëron se çrregullimet psikiatrike midis fëmijëve mund të rriten dhjetëfish gjatë paraburgimit dhe se fëmijët e liruar nga qendrat e tilla vdesin shumë më të rinj se ata që nuk janë ndaluar kurrë.
OKB: Një fëmijë migrant vdes çdo ditë në botë
Ekipi i Nowakut zbuloi se së paku 410,000 fëmijë mbahen çdo vit në burgje dhe paraburgim, ndërsa 1 milion mbahen në arrest policor.
Për më tepër, 80 vende i kanë të ndaluar 330,000 fëmijë migrantë, thuhet në raport.
“Rreth 5.4 milionë fëmijë të tjerë jetojnë në institucione të mirëqenies, të cilat për nga natyra e tyre nuk janë në gjendje të operojnë pa i privuar fëmijët nga liria”, thekson po ashtu raporti.
Ekspertët e të drejtave të njeriut i analizuan veçanërisht zonat e konfliktit, si Siria dhe Iraku, ku dhjetëra-mijëra fëmijë të ekstremistëve të supozuar të grupit Shteti Islamik thuhet se mbahen në kampe.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










