Koronavirusi: çast pas çasti
Shqiptarja, gatuan për mjekët italianë: Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj
Gjeste te vogla solidariteti, si ato te ofrimit të një filxhani kafe ose një përshëndetjeje e ngrohtë janë ato që na japin forcë për përballimin e kësaj situate, jo pak të këndshme, ishin fjalët e një operatori sanitar i cili shprehu simpatinë për një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës.
Gruaja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta dhe fokace për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i bën në shtëpi në furrën e saj.
”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht, përcjellë albinfo.ch.
”Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













