Gruaja
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
Për më shumë se dhjetë vjet, një burrë që jeton në Kärnten, sipas akuzës, thuhet se ka abuzuar me gruan e tij dhe praktikisht e ka mbajtur të burgosur

Procesi gjyësor u shty për shkak të nevojës për sqarimin e disa mesazheve të reja që ai i kishte dërguar nga burgu, ish bashkëshortes, transmeton albinfo.at.
Një burrë nga Maqedonia (36 vjeç) doli para gjykatësit në Gjykatën e Landit të Klagenfurt të enjten për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij dhe përndjekje (stalking) pasi ajo kishte ikur tashmë në një strehë për gratë, bashkë me fëmijët e saj.
Për shkak të letrave të dorëzuara së voni, të cilat i akuzuari ia kishte shkruar gruas së tij nga burgu, pavarësisht ndalimit të kontaktit, si dhe përkthimeve të kontestuara nga shqipja, gjykimi u shty, pesë orë pasi kishte filluar.
Sipas prokurores publike, periudha e dhunës ka zgjatur më shumë se dhjetë vjet përpara se gruaja t’i tregonte për këtë një këshilltareje të AMS-së, e cila i gjeti asaj një vend në një strehë për gratë, në verën e vitit 2024. Por martirizimi i gruas, e cila, sipas deklaratave të saj, ishte rrahur dhe kërcënuar nga burri i saj, nuk përfundoi me kaq. I shoqi i ka zënë pritë për orë të tëra para strehës së grave dhe ka tentuar të kontaktojë me të dhe fëmijët aty, shkruan agjencia austriake e lajmeve, apa.at. Në vjeshtën e vitit 2024, atij ju vunë prangat dhe i pandehuri që atëherë ndodhet në paraburgim.
Në seancën që ka zgjatur pesë orë e gjysmë, i pandehuri mohoi përdorimin e vazhdueshëm të dhunës dhe pranoi vetëm një incident dhune. Çifti jetonte në Wels deri në fund të vitit 2022, por më pas u zhvendos në rajonin e Kärnten, ku, sipas aktakuzës, ai e po e izolonte gjithnjë e më shumë gruan, përcjell albinfo.at. I akuzuari pranoi dhe kërkoi falje për ngacmimet e vazhdueshme për të cilat akuzohej kur ajo tashmë jetonte në strehimoren e grave.
Ai ishte në një situatë të jashtëzakonshme dhe donte të shpëtonte marrëdhënien e tij.
Marrja në pyetje e gruas përfundimisht u zvarrit sepse avokatja e gruas paraqiti vetëm të mërkurën letra që i pandehuri i kishte shkruar gruas së tij nga burgu – pavarësisht ndalimit të kontaktit. Duke qenë se përkthimet janë bërë nga vetë bashkëshortja dhe janë marrë në pyetje nga mbrojtja, përkthimi i ri i përgatitur në vend nga një përkthyes nuk sqaronte disa formulime të paqarta që, në varësi të leximit, mund të kuptoheshin si kërcënim për gruan.
Duke qenë se dëshmitarët e thirrur nuk ishin dëgjuar ende pas pesë orësh dhe gjykata gjithashtu donte të merrte në pyetje djalin nëntë vjeçar me ndihmën e një eksperti, të bënte përkthimin e letrave dhe të analizonte kompjuterin e të pandehurit, gjykimi u shty.
Gjyqtari hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për lirim, duke përmendur rrezikun e arratisjes dhe rrezikun e kryerjes së një krimi, transmeton albinfo.at. “Familja e tij është më e rëndësishme për të se çdo pajtueshmëri ligjore,” përmblodhi gjyqtari vlerësimin e tij.
Ai e këshilloi të pandehurin: “Mos u merr më me veprimtari letrare! Këto letra janë kryesisht përgjegjëse për vazhdimin e burgimit tënd”.
Vazhdimi i procesit duhet të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
E-Diaspora
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard Blerta Dodaj, studentja 21-vjeçare me origjinë shqiptare, pjesë e komunitetit të Harvardit dhe MIT-it...
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare