Kosova
Shqiptari nga Kosova, pjesë e studimit të vaksinave Pfizer dhe Moderna

Pasojat e luftës së fundit në Kosovë dhe jeta e vështirë në mungesën e babait nuk e ndalën Arbër Shehun të ndjekë rrugën e ëndrrave, e cila çoi drejt pjesëmarrjes së tij në studimin e një prej kompanive të para që rezultoi me gjetjen e vaksinës anti-COVID, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.
I riu nga Krusha e Vogël e komunës së Prizrenit, pas përjetimit të tragjedisë në 99-tën, ku iu vranë dhjetëra anëtarë të familjes, ndër ta edhe personi më i afërt, ka ndarë me Albanian Post përvojën e tij me luftën globale pandemike që po vazhdon të sfidojë botën, përcjell Albinfo.ch.
Ai nisi angazhimin e tij në një ndër universitetet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në atë të James Madison-it në Virginia, për të parandaluar përhapjen e pandemisë te studentët dhe stafi akademik për disa muaj me radhë.
Nuk kaloi shumë kohë kur në dhjetor të vitit 2020 u ftua që të punojë si hulumtues mjekësor në Departamentin e Sëmundjeve Mushkërore dhe Kujdesit Intenziv, të Fakultetit të Mjekësisë në Johns Hopkins.
“Aty iu bashkova elitës së shkencëtarëve të këtij departamenti për t’u marrë me hulumtime shkencore në lidhje me Coronavirusin dhe efektet e tij. Së bashku me mentorin tim, Prof.Dr.David Hager, i cili është drejtor i kujdesit intenziv në spitalin e John Hopkins Medicine, u bëmë pjesë e bashkëpunimit të JH me grupin e shkencëtarëve të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe rrjetit më të madh të hulumtuesve shkencorë, për të bërë hulumtime më të detajuara në lidhje me COVID-19 dhe efektivitetin e vaksinave”, ka thënë ai.
Krejt pas kësaj Shehu u bë pjesëmarrës në hulumtimin e fundit të publikuar nga CDC, në lidhje me efektivitetin e vaksinës së Pfizer-Biontech dhe Moderna te pacientët e hospitalizuar të moshës mbi 65 vjeç të infektuar me COVID-19.
“Hulumtimi më i fundit i realizuar nga CDC, në bashkëpunim me rrjetin e spitaleve, gjithsejtë 24 të përfshirë në 14 shtetet e SHBA-së, gjatë periudhës janar-mars, ka rezultuar që vaksina Pfizer-Biontech dhe Moderna të tregojë efikasitet rreth 94 për qind kundër hospitalizimit të pacientëve me COVID-19, te grupi plotësisht i vaksinuar dhe 64 për qind te individët e moshës mbi 65 vjeç që kanë pranuar vetëm një dozë”, ka shtuar ai.
Mjeku kosovar thotë se ky hulumtim e ulë rrezikun e hospitalizimit te kjo grupmoshë edhe në të njëjtën kohë ka mundësitë të ulë rrezikun nga gjendja post-COVID dhe vdekshmëria.
Shehu, për të cilin kanë raportuar mediat prestigjioze si ‘BBC’, ‘CNN’, vazhdon të punojë për të gjetur të rejat e fundit në lidhje me efektin e vaksinës edhe në grupmoshat e tjera.
“Ky projekt përfshinë hulumtime që do të lidhen me efektivitetin e vaksinave ndaj shtamave të reja të COVID-19, kohëzgjatjen e mbrojtjes nga vaksinat, matjen e validitetit të testit të RT-PCR, në kuadër të qendrave spitalore dhe mekanizmin se në cilat momente mund të dështojë vaksina në mbrojtjen e individëve me COVID-19”, theksoi ai.
Por, rrugëtimi i tij nuk përfundon këtu. Shehu është pjesëmarrës edhe në disa projekte të tjera shkencore.
“Si pjesë e ekipit të departamentit të sëmundjeve pulmonare dhe të kujdesit intensiv, jam i angazhuar dhe në hulumtimet shkencore të udhëhequr nga Prof.Dr.Scott Stephens, drejtor i Onkologjisë dhe transplantit të palcës kurrizore në spitalin e Johns Hopkins”, tregoi ai.
I pyetur nëse është angazhuar që kompania në të cilën po kontribuon, të ndajë vaksina edhe për Kosovën, Shehu tha se ndonëse mjek, është vështirë që të lobojë në një çështje të tillë për të cilën janë thirrur zyrtarët politik.
“Kur nuk je përfaqësues shtetëror zyrtar, nuk mund të kesh një qasje të lehtë në këto institucione. E vetmja alternativë është angazhimi i institucioneve duke filluar nga niveli qendror, kryeministror, multi-ministror dhe në nivelin e ambasadorëve, që të kontaktojnë organet përkatëse në emër të qeverive të tyre, që më vonë të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit për nënshkrimin e ndonjë marrëveshje paraprake”, është shprehur ai.
Shehu ka sugjeruar të gjithë qytetarët, të cilëve iu jepet mundësia të vaksinohen, që të mos hezitojnë dhe ta bëjnë sa më parë për ta mbrojtur veten, familjarët dhe rrethin e tyre, pasi që, sipas tij,” vetëm në këtë mënyrë e përshpejtojnë edhe largimin sa më të shpejtë të kësaj pandemie dhe kthimin në normalitet”.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj