Integrimi
Shqiptari ndihmon fëmijët e aksidentuar në autobus
Një 47-vjeçar, i cili jeton si refugjat në Butjadingen, së bashku me djalin e tij ishin në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit. Avni Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, ndërsa uji kishte filluar të hynte në autobus
Një aksident ka ndodhur në fshatin ndërmjet Langwarden dhe Ruhwarden, ku një autobus me 15 nxënës të shkollare fillore ka pësuar aksident, si pasojë e erës. Sipas policisë, fatmirësisht askush nuk është lënduar, por fëmijët kanë vuajtur nga shoku, shkruan “nwzonline.de”.
Një 47-vjeçar, i cili jeton si refugjatë në Butjadingen, së bashku me djalin e tij ishin në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit. Avni Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, madje uji kishte filluar të hynte në autobus, përcjell albinfo.ch.
Shqiptari pësoi disa lëndime gjatë operacionit dhe kishte sjellje shembullore, ka thënë policia. Sipas punëdhënësit të tij, Meent Brunken ai duhet të deportohet nga Gjermania dhe ka qenë rrugës për tek autoritetet për të huaj.
Fëmijët ishin të tronditur nga kjo ngjarje, derisa më vonë janë liruar nën kujdesin e prindërve të tyre.
Për të nxjerrë autobusin nga vendi i ngjarjes ishte e vështirë dhe është dashur më shumë se tri orë.
https://web.facebook.com/wesermarschzeitung/videos/1261974517172286/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











