Integrimi
Neziri me shokë, openair me “Country” muzikë në ndihmë Kosovës
https://www.youtube.com/watch?v=Pn4YggZYD4o
Këngëtari dhe njëherësh pronari i një firme ndërtimi, Nezir Gjocaj së bashku me Georg Danter nga televizioni austriak WO-TV e kanë bërë qytetin Linz am Rhein për dy ditë me radhë një “Country-qytet”.
Në koncertin dyditor që kanë organizuar ata kanë sjellë yje të muzikës Country nga 22 vende, si nga Gjermania, Holanda, Rumania, Belgjika etj.
Organizatori Nezir Gjocaj i cili vjen nga Kosova përmes koncertit që e ka mbiquajtur “Country Woodstock” (duke iu referuar Woodstock-ut legjendar të muzikës rok nga viti 1969) ka dashur që me këtë event të ndihmojë Kosovën, vendin e tij të varfër.
Petra Borchers, moderatore e koncertit openair ka prezantuar gjatë dy ditëve këngëtarë të ndryshëm të veshur në stil kaubojsh me çizme dhe kapele karakteristike të cilët kane performuar për kënaqësinë e publikut, shkruan generalanzeiger.de. Ajo ka thënë se “Country Woodstock” është një festival i dashurisë, ashtu siç ka qenë ai origjinali, i vitit 1969, shkruan generalanzeiger.de. “Woodstock`është një sinonim për lirinë dhe dashurinë prandaj në shenjë të lirisë po zhvillohet edhe ky manifestim”, transmeton albinfo.ch.
Vizitorët e koncertit i ka përshëndetur edhe kryebashkiaku i qytetit, Hans Georg Faust i cili në cilësinë e patronit të këtij manifestimi ka thënë se Linzi po e dëshmon larushinë që ka tradicionalisht edhe me këtë koncert të madh.
Janina dhe Luisa, të bijat e Nezir Gjocajt me një kuti kanë lutur vizitorët të japin kontributin e tyre në para për projekte humanitare në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=Pn4YggZYD4o
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











