Integrimi
Shqiptarët, të dytët ndër të huajt që kanë marrë një pasaportë të BE-së
Në krye të listës për vitin 2015 janë shtetasit e Marokut (86100 veta) dhe menjëherë në vendin e dytë vijnë shqiptarët, gjegjësisht 48.400 prej tyre që janë bërë shtetas evropianë
Gjatë vitit 2015 në të gjitha shtetet anëtare të BE-së marrë së bashku, janë natyralizuar (kanë fituar nënshtetësinë) rreth 840 mijë veta. Ky numër është më i vogël se ai i vitit 2014 kur ishin gjithsej 890 mijë dhe dukshëm më i vogël se në vitin 2013, shkruan financialtimes.de. duke iu referuar të dhënave nga Eurostat. Atëbotë njërën nga pasaportat e vendeve të Bashkimit Evropian e kishin fituar 980 mijë të huaj.
Ndërsa nga viti 2010 deri në fund të vitit 2015, periudhë kjo për të cilën ekzistojnë shënimet, nënshtetësinë e shteteve të BE-së e kanë fituar gjithsej më shumë se 5 milionë veta, transmeton albinfo.ch. 87 për qind të gjithë këtyre vijnë nga shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Në krye të listës së përfituesve (tash bëhet fjalë për vitin 2015) janë shtetasit e Marokut (86100 veta) dhe menjëherë në vendin e dytë vijnë shqiptarët, gjegjësisht 48.400 prej tyre që janë bërë shtetas evropianë, përcjell albinfo.ch. Turqit vijnë në vendin e tretë me 35.000, shtetasit e Indisë në vendin e katërt me 31 mijë e kështu me radhë. Ndërsa nga shtetasit e një vendi të BE-së që kanë marrë pasaportën e një shteti tjetër të BE-së, në vendin e parë janë rumunët me 28400 dhe pas tyre polakët, me 17800.
Është interesante të shihen numrat e atyre që e kanë fituar shtetësinë e Gjermanisë, si vendi më i madh në BE. Gjatë vitit 2015, gjermanë para ligjit janë bërë 110.128 të huaj. Më së shumti të tillë (17.5%) kanë qenë shtetas turq, pastaj 5.4% polakë dhe 4.5% ukrainas. Në Gjermani, 75% të shtetasve të rinj kanë pasur një shtetësi të vendeve jashtë BE-së
Llogaritur me numrin e banorëve të shteteve pranuese, më së shumti natyralizime ka bërë Luksemburgu, me 5.6 në 1000 banorë, transmeton albinfo.ch. Pastaj vjen Suedia me 5.0 ndërsa mesatarja e BE-së në këtë drejtim është 1.7 në njëmijë banorë. Mesatarja në Gjermani është më e ulët, gjithsej 1.3 në 1000.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














