Integrimi
Shqiptarët kanë 31 mijë biznese në Itali
Janë rreth 450 mijë emigrantët shqiptarë, që jetojnë në Itali, të cilët kanë hapur rreth 31 mijë biznese në shtetin përtej Adriatikut, sipas të dhënave zyrtare nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë, kryesisht në tregti dhe ndërtim.

Siç raporton Monitor është një shifër e lartë kjo, po të kemi parasysh se në Shqipëri, nga Regjistri i Ndërmarrjeve 2016 të INSTAT, numëroheshin rreth 123,378 njësi ekonomike, duke përjashtuar NIPT-et e fermerëve, përcjell albinfo.ch.
Pra, numri i ndërmarrjeve që shqiptarët kanë hapur në Itali është sa një e katërta e totalit të bizneseve që janë hapur në Shqipëri.
Nisur nga të dhënat e popullsisë dhe numrit të sipërmarrjeve, rezulton se Italia ka qenë shumë më mikpritëse për bizneset me pronësi emigrantë shqiptarë, sesa Shqipëria është për vetë shqiptarët.
Në Itali, rezulton se janë hapur 70 ndërmarrje për 1000 banorë (emigrantë shqiptarë), ndërsa në Shqipëri ky tregues është 43 ndërmarrje për 1000 banorë.
Shqiptarët renditen të katërt nga komunitetet që jetojnë në Itali për nga numri i sipërmarrjeve të themeluara atje, ndërkohë që shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh në vend, pas atij rumun, me 450 mijë shqiptarë.
Sipërmarrjen me shtetas të huaj po rritet me një ritëm të shpejtë krahasuar me ndërmarrjet e sipërmarrësit vendas. Në përgjithësi, sipërmarrësit e huajnë po operojnë në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë, shkruan Il Sole. Tashmë bizneset e huaja përfaqësojnë 9.5% të totali të sipërmarrjeve në Itali. Të dhënat kanë dalë nga anketat e kryera prej Bashkimit të Dhomave Tregtare dhe të Dhomës së Tregtisë.
Në total numri i sipërmarrjeve të themeluara nga shtetas të huaj shkon në 575 mijë
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?