Shqiptarët, grupi i tretë më i madh i të huajve në BE
Afërsisht 2 për qind e popullatës rezulton se është larguar çdo vit nga Shqipëria gjatë dy dekadave të fundit
Raporti i publikuar nga ‘Eurostat’, organizëm i Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur se nga një studim i kryer në fund të vitit 2010, më shumë se 1 milionë shqiptarë rezultonin si emigrantë në disa shtete të Evropës.
Në këtë studim shqiptarët renditen si grupi i tretë më i madh i të huajve në BE, pas turqve dhe marokenëve.
Sipas këtyre të dhënave, në Itali ndodhen 467 mijë veta, të cilët përbëjnë 11 për qind të popullatës së huaj në këtë vend.
Afërsisht 2 për qind e popullatës rezulton se është larguar çdo vit nga Shqipëria gjatë dy dekadave të fundit.
Një fakt tjetër interesant i publikuar në këtë raport është edhe ai për kthimin e emigrantëve shqiptarë në atdhe për shkak të krizës në Greqi, i cili hidhet poshtë nga studimi i “Eurostat”.
Valët më të mëdha migruese të botës njihen ato të Britanisë së Madhe dhe Irlandës gjatë shekujve 18 dhe 19, kur më pak se 1 për qind e popullatës largohej çdo vit drejt botës së re.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












