Integrimi
Shqiptarët e Sirisë në rrugën e kthimit drejt Evropës
Dhe ja tash ku kanë zbarkuar dy pasardhës të ish emigrantëve shqiptarë të Sirisë në Gjevgjeli, në kufirin Greqi-Maqedoni ku presin për të bërë vazhdimin e rrugës, një kthim në Evropë”.
Në një fotoreportazh të shkruar nga kufiri në mes Greqisë e Maqedonisë, gazeta austriake “Der Standard” ua sjell lexuesve të vet atmosferën e zymtë që po mbretëron atje në mesin e refugjatëve sirianë të ngujuar, në rrugën e tyre për në Evropë.
Teksti interesant i gazetares Adelheid Wölfl fillon me një sekuencë që është interesante sidomos për lexuesit shqiptarë. Është një rrëfim i bukur dhe prekës për rrugën e shqiptarëve të Sirisë drejt Evropës – kësaj radhe me turmat e refugjatëve – ose kthimin e tyre në Evropë, prej nga para 100 vitesh ishin larguar stërgjyshërit e tyre, duke u shpërngulur në Damask të Sirisë.
Albinfo.ch përcjell fragmente nga ky artikull.
“Mbrapa rrotave me tela me gjemba, në anën greke të kufirit qëndrojnë dy të rinj bjondë që bien në sy me gropëzat e faqeve shumë të ngjashme. Janë vëllezër. Njëri prej tyre mban në duar një kapele të thurur, të bardhë, me një lule ngjyrë rozë në mes.
E kush jeni ju?
“Ne jemi shqiptarë”, thotë ai. A keni pasaporta shqiptare?, është pyetja e gazetares. “Po të kishim pasaportat shqiptare ne nuk do të rrinim këtu mbrapa telave me gjemba por do të kalonim kufirin për në Shqipëri. Ne kemi pasaporta siriane”, sqaron vëllai tjetër. “Fajin e ka stërgjyshi ynë i cili kishte 100 vjet më parë lënë Shqipërinë Dhe ishte shpërngulur në Siri, duke menduar se është një vend më i mirë. Por, tash ne nuk jemi dhe aq të sigurt nëse ai kishte pasur të drejtë ose jo”, vazhdon ai.
Gropëzat në faqet e të dyve bëhen më të mëdha. Qeshin edhe sirianët tjerë që ndodhen aty.
Që në shekullin e nëntëmbëdhjetë shqiptarët udhëtonin në botën e jashtme, në radhë të parë për të kërkuar punë. Para njëqind viteve në Turqi jetonin rreth 250 mijë deri 300 mijë shqiptarë në Turqi. Një numër kishin shkuar mandej në Siri. Shumë prej tyre në Damask. Dhe ja tash ku kanë zbarkuar dy pasardhës të këtyre emigrantëve në Gjevgjeli, në kufirin Greqi-Maqedoni ku presin për të bërë vazhdimin e rrugës, një kthim në Evropë”, shkruan “Det Standard” dhe transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












