Integrimi
Shqiptarët e rinj të Zvicrës: “Ne jemi edhe zviceranë, prandaj edhe ne kemi fituar”
Eksperti i njohur në fushën e integrimit, Thomas Kessler shprehet se “Integrimi social dhe profesional i shqiptarëve të rinj po ecën shumë më shpejt se që mendon shumëkush. Të ashtuquajturat `vitet e brishta` 2000 kanë kaluar"
Kushdo që të shtunën ka kaluar nëpër rrugën Langstrasse të Cyrihut, pas përfundimit të ndeshjes në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës ka mundur të shohë vetëm një gjë: atmosferën paqësore. Edhe përkundër faktit se Kombëtarja Shqiptare humbi nga ajo e Zvicrës, në mes të dy kampeve nuk pati barriera, shkruan 20minuten.ch. Ndodhi në fakt e kundërta. Tifozët zviceranë tërhoqën në festën e tyre edhe shqiptarët e tubuar.
“E kuqja është e kuqe. A është kuq e zi apo kuq e bardh fundja është njësoj, thotë një vajzë 20 vjeçe. “Ne po festojmë të gjithë së bashku”, transmeton albinfo.ch. Edhe pse shumë shqiptarë ishin të dëshpëruar me humbjen, festuan megjithatë së bashku me zviceranët. “Në të vërtetë edhe ne kemi fituar, ne jemi edhe zviceranë po ashtu”, thotë një shqiptar i natyralizuar. E Ardit Nasufi pati thënë edhe para përfundimit të ndeshjes: “Si shqiptarozviceran unë do të jem në secilin rast fitues”.
Edhe policia e qytetit të Cyrihut e ka vërtetuar se bëhet fjalë për një “Manifestim paqësor”. Ka pasur vetëm aty këtu ndonjë ankesë për euforinë e tifozëve por asnjë rrahje nuk ka ndodhur.
Më tutje në artikull vihet fokusi në integrimin e suksesshëm të shqiptarëve në Zvicër. “Është e mundur të kesh më shumë atdhe dhe megjithatë të jesh i integruar, përcjell albinfo.ch. Kjo u tregua të shtunën”, thotë deputetja e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, Ylfete Fanaj.
Ndërsa eksperti i njohur në fushën e integrimit, Thomas Kessler shprehet se “Integrimi social dhe profesional i shqiptarëve të rinj po ecën shumë më shpejt se që mendon shumëkush. Të ashtuquajturat `vitet e brishta` 2000 kanë kaluar
Atëbotë shumë familje kishin ardhur të papërgatitur në Zvicër nga një vend i përfshirë në luftë. Shqiptarët e rinj asokohe kishin probleme në shkollë, kështu që bëheshin bashkë dhe këtë dobësi e kompensonin me sjellje maçosh, përcjell albinfo.ch ekspertin e njohur zviceran. Dhe kjo u shkonte në nerva zviceranëve të rinj. Mirëpo falë sistemit arsimor dual (shkollë zanat) dhe shanseve të ofruara, integrimi i shqiptarëve është treguar i suksesshëm.
“Ata janë mirënjohës për atë që u ka ofruar Zvicra dhe mund të konsiderohen madje edhe si zviceranë më të mirë: në ushtri për shembull ata janë më të motivuar se të tjerat, pastaj mbajnë gjallë shoqata sportive, shtëpiaku shqiptar u troket në derë qiraxhinjve në rast të mosmbajtjes së rregullit etj. Dhe, me raste individuale kemi edhe ngritje në qarqe akademike”, thotë Kessler. “Ne kemi secondos shumë të motivuar të cilët duan të ngjiten më lartë dhe janë në kërkim të hapësirave të tyre”, përfundon Kessler.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja

















