Uncategorized
Shqiptarët e Delemontit bëhen me dy deputetë
Besim Hoxha nga SP-PS dhe Afrim Ramnabaja nga PDC-CVP dhe janë prej dje të zgjedhurit shqiptarë në Asamblenë e Delemontit

Të dielën, më 21 tetor, qytetarët me të drejtë të kantonit Jura kanë votuar për asambletë e komunave të këtij kantoni. Rezultati më i madh i këtyre zgjedhjeve, sa i përket komunitetit shqiptar është zgjedhje a dy deputetëve shqiptarë në Asamblenë e Komunës së Delemontit, kryeqytet i kantonit Jura.
Afrim Ramnabaja, nga Partia Demokristiane (CVP-PDC) është zgjedhur për herë të parë në postin e deputetit (këshilltarit) komunal. I kontaktuar nga albinfo.ch, Afrimi tregon se ka fituar 1328 vota dhe është shumë i kënaqur me rezultatin. Duhet theksuar se dallimi me ata që kanë fituar më së shumti është i vogël, gjithsej 300 vota, duke qenë se Delemonti si qytet i vogël nuk ka trup të madh zgjedhor.
Deputeti i ri shqiptar thotë se ka pasur një mobilizim të madh në mesin e shqiptarëve në këtë komunë për të marrë pjesë në zgjedhje. “Rreth 300 familje shqiptare me të drejtë vote kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit. Dhe mund të them se rreth 95% të shqiptarëve të këtushëm me të drejtë vote kanë votuar për shqiptarët.” Duke thënë këtë, Afrimi ka parasysh edhe deputetin tjetër, tashmë të rizgjedhur shqiptar, Besim Hoxhën nga Partia Socialdemokrate.
I pyetur nëse ata i kanë bërë konkurrencë njëri tjetrit, duke qenë kandidatë në të njëjtin qytet, Afrimi përgjigjet negativisht. “Jo, pasi që në sistemin zgjedhor që praktikohet këtu, secili ka të drejtë që një votë të përgjithshme t`ia japë partisë së preferuar ndërsa votën për kandidat t`ia japë një kandidati qoftë edhe të partisë tjetër. Në këtë mënyrë besoj se shqiptarët kanë ditur të kombinojnë ashtu si duhet kësaj here”.
Ramabaja falënderon me këtë rast shqiptarët e Delemontit por edhe zgjedhësit tjerë zviceranë që ia kanë falur atij besimin për t`i përfaqësuar në komunë. Ai njëkohësisht zotohet se do të japë kontributin maksimal për të avancuar pozitën e komunitetit shqiptar në komunën ku do të jetë deputet.
Jam i sigurt se edhe me ndikimin tim dhe të deputetit tjetër shqiptar, ndikimi i shqiptarëve do të jetë më i fuqizuar. Për më tepër janë edhe një numër deputetësh miq tanë që janë gjithmonë në gjendje të ndihmojnë në këtë drejtim”, shprehet Ramabaja.
Po dje, më 21 tetor është votuar edhe në kantonin e Aargaut, për parlamentin e këtij kantoni. Dy kandidatët shqiptarë, Bashkim Rexhepi dhe Mërgim Guta kësaj here nuk kanë mundur të kalojnë pragun që mundëson zgjedhjen deputet të kantonit.
E-Diaspora
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë Më 21 qershor 2025, në Maison du Peuple të Lozanës u mbajt një ceremoni përkujtimore me...
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
-
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Jeta në Austri
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa? Transporti publik i përballueshëm i Vjenës është mbajtur prej kohësh si model për qytetet e tjera...
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake