Integrimi
Shqiptarët dhe romët, me numrin më të madh të azilkërkuesve
“Shkalla e lartë e papunësisë shtyn para së gjithash romët dhe shqiptarët etnikë që të shkojnë në vendet e BE-së për të gjetur punë dhe për të shfrytëzuar shërbimet sociale"
Të dhënat më të reja nga raporti mbi azilin, i përpiluar nga Zyra për Azil në BE tregojnë se numri i azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor gjatë vitit 2013 ka qenë dukshëm më i lartë se ai i atyre nga Siria. Kjo edhe përkundër faktit se ballkanasit kanë fare pak ose aspak gjasa për të fituar azilin.
72.840 qytetarë nga shtetet e Ballkanit, kryesisht nga Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Kosova është vendi i vetëm nga ky regjion që nuk është liruar nga regjimi i vizave.
Fluksi i tillë i azilkërkuese paraqet ngarkesë para së gjithash për shtetet e vogla të BE-së thuhet në raport. Azilkërkuesit nga këto vende shkaktojnë ngarkesë të madhe në punën e autoriteteve përkatëse dhe nga ana tjetër “është fare evidente se kërkesa e tyre për azil është e pabazë”.
Më tutje në raport thuhet se vetëm 3.8% e kërkesave për azil nga vendet e ish Jugosllavisë marrin përgjigje pozitive. Ndërsa në Gjermani kjo përqindje është edhe më e vogël, sidomos për faktin se ky vend ka shpallur me ligj si vende të sigurta shtetet e Ballkanit. Kjo mundëson përpunimin e shpejtë të lëndëve dhe përgjigjen pothuaj secilën herë negative.
Sipas autoriteteve evropiane të azilit, motivi kryesor për kërkim azili nga popullata e këtyre vendeve është varfëria “Shkalla e lartë e papunësisë shtyn para së gjithash romët dhe shqiptarët etnikë që të përpiqen të shkojnë në vendet e BE-së për të gjetur punë dhe për të shfrytëzuar shërbimet sociale të atjeshme. Në rate të veçuara këta persona kërkojnë mbrojtje nga kërcënimet e gjakmarrjes”, shkruan nachrichten.at. Valët e migracionit janë veçanërisht masive para fillimit të dimrit.
Gjatë vitit 2013 në vendet e Bashkimit Evropian kanë kërkuar azil 435 mijë persona. Pas shtetasve të vendeve ballkanike (me 72.840 kërkesa), vijnë në radhë sirianët me më shumë se 50 mijë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











