CH-Ballkani
Shqiptarët, afër të prekin ëndrrën
Më në fund drejtësia erdhi për Shqipërinë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha Shqipërisë 3 pikët në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke bërë drejtësi për ngjarjet e Beogradit
CAS ka njoftuar sot në mëngjes vendimin, duke ia dhënë 3 pikët e merituara në tavolinë Shqipërisë kundër Serbisë për ndeshjen e ndërprerë më 14 tetor të vitit të kaluar në Beograd.
Mirëpo, gjithashtu CAS ka konstatuar se në përputhje me UEFA-n, FSHF ka qenë përgjegjëse për dronin e hedhur gjatë ndeshjes dhe që mbante një flamur me simbole nacionaliste dhe patriotike shqiptare. CAS konfirmoi gjobën prej 100.000 euro të vendosura për FSHF. Fatkeqësisht, me gjithë respektin për Federatën Serbe të Futbollit, CAS ka vendosur të konfirmojë vendimin e marrë nga Apeli i UEFA-s i datës 2 dhjetor, ku Serbisë i merren tri pikë, dënohet me 100 mijë euro dhe dy ndeshjet e ardhshme do t’i luajë pa praninë e tifozëve.
Me rezultatin e ri Shqipëria tashmë gjendet në vendin e dytë në tabelë, më 10 pikë, aq sa ka edhe Danimarka, e cila është në vendin e tretë, ndërkohë ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të shkuar në ‘Francë 2016’ bëhet akoma më reale dhe e prekshme, njofton albinfo.ch.
Pas njoftimit të vendimit, të menjëhershëm me urimet e tyre kanë qenë liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë, kryesitë e futbollit shqiptar dhe kosovar, trajneri Giani De Biasi, lojtarët e kombëtares dhe shumë e shumë të tjerë. Derisa kryetari i FSHF-së, Armando Duka, ka deklaruar se me këtë vendim fitoi futbolli, trajneri De Biasi ka kërkuar që të gjithë të qëndrojnë me këmbë në tokë, ngase rezultati do të shihet vetëm pas edhe katër ndeshjeve që kombëtarja shqiptare do t’ i zhvillojë gjatë muajve të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt









