E-Diaspora
Shqiptarët në Austri festojnë 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Diaspora shqiptare në Austri edhe sivjet me aktivitete të ndryshme kulturo- sportive, po feston
përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në qytetin Weiz, rrëzë Alpeve austriake, jo shumë larg Graz-it, shoqata „Arbëria“ organizoi
një manifestim kulturor për nder të 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Salla, në qendër
të qytetit ishte e mbushur përplot me mysafirë austriakë dhe bashkatdhetarë të disponuar dhe me
kostume tradicionale.
Programi u hap nga moderatorja Kimete Ternava. Me një fjalim të shkurtër të pranishmit i
përshëndeti kryetari i kësaj shoqate, Bajram Halimi dhe kryetari i KKSHST, z.Valton Halimi.
Në mesin e mysafirëve austriakë ishte edhe Manfred Brandner, Konsul Nderi i Republikës së
Kosovës në Steiermark, i cili gjatë fjalimit theksoi agjendën e angazhimit të tij për Kosovën
në fusha të ndryshme. Më këtë rast, ai pranoi edhe librin „Reiterin der Schmerzen Bin Ich“
(Kalëruese e dhembjeve jam), të autores Kimete Ternava.
Në vazhdim bordi i nderit të shoqatave të Steiermarkut në krye me Priv.Doz.Dr.Emir Haxhija
shpërndau disa mirënjohje ushtarëve të luftës së fundit në Kosovë nga kjo anë dhe disa
shoqatave të kësaj ane. Në vazhdim u paraqitën nxënësit e shkollës shqipe në krye me
mësuesin z.Mark Demaj, me një program të pasur artistik duke vazhduar me mjeshtren e
vargjeve, shkrimtaren Kimete Tërnava, e cila interpretoi disa vargje nga libri i saj.
Organizatori ishte kujdesur që për këtë manifestim të sjellë në skenë këngëtarin e njohur të
estradës shqiptare, z.Shaqir Cerrvadiku, i cili përmes reportuarit të pasur të tij krijoi një
atmosferë të bukur festive.
Manifestime të tilla për muajin shkurt kanë organizuar edhe shumë shoqata të tjera në
Steiermark, duke vazhduar traditën e mirë disavjeçare të këtij komuniteti në këtë Republikë. Jo
vetëm kaq, këto shoqata shquhen edhe për laramaninë e organizimeve gjatë gjithë vitit, si në
sport, orë letrare, ekspozita, tryeza të rrumbullakëta, aksione humanitare etj., që në shumicën e
rasteve janë të përbashkëta me komunitetin austriak.
Si përfundim, komuniteti shqiptar në këtë Republikë është shumë mirë i organizuar, si në
planin kulturor, integrues e deri diku edhe informativ, duke ditur se në Graz, shqiptarët kanë
programin e vet dy orësh çdo javë në kuadër të Radio Helsinki, (Radio Rinia), ku shpalosen tema të
ndryshme nga jeta dhe aktiviteti i mërgatës në përgjithësi. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë