Lajme
“Shqipëria, së shpejti superfuqi energjitike në Ballkan”
Kryeministri, Sali Berisha garantoi të gjithë investitorët e huaj se çdo investim i tyre do të jetë një histori e vërtetë suksesi
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi gjatë një seminari të organizuar në Tiranë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës se energjia e rinovueshme është një ndër prioritet madhore të qeverisë shqiptare dhe synimi kryesor i Shqipërisë është që të bëhet një superfuqi energjitike në rajon.“Fokusimi dhe përqëndrimi tek energjia e rinovueshme, përputhet plotësisht dhe tërësisht me prioritetet më madhore të qeverisë shqiptare. Shqipëria është një vend i vogël, por me burime të mëdha të energjisë së rinovueshme. Ky vend derdh në detrat e Mesdheut, 6 herë më shumë ujëra sesa çka sipërfaqen e saj”, pohoi Berisha.
Në këtë takim, ku mori pjesë Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i IFC Lars Thunell, Ambasadori i Austrisë Florian Raunig, Përfaqësuesi i Komisionit të Delegacionit Europian Francois Begot dhe disa zëvëndësministra, Berisha u bëri apel të investitorëve që të konsiderojnë në mënyrë serioze financimin e projekteve të tyre në Shqipëri. “Unë ftoj gjithashtu bankat e mëdha, të ndjekin shembullin e IFC, të konsiderojnë seriozisht financimin e këtyre projekteve në sektorin privat, çka përbën një kontribut të madh të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, por dhe në potencialin e madh eksportues të Shqipërisë. Shqipëria ka të gjitha kushtet, për tu bërë, dhe Shqipëria do të behet, një superfuqi e vogël energjetike në rajon”, tha kryeministri i Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Berisha siguroi investitorët se Shqipëria është e vendosur të përshtas çdo ligjë që favorizon bizneset e huaja për blerjen e energjisë së rinovueshme si dhe t’i jap garancitë më të mëdha të mundshme, biznesit dhe investimeve.. “Ne jemi të vendosur të adaptojmë sistemin ligjor më të mirë, për blerjen e energjisë së rinovueshme. Të japim garancitë më të mëdha të mundshme, biznesit dhe investimeve, por sot që ne diskutojmë , në raport me sigurinë e investimeve të huaja, Shqipëria renditet në një nga 15 vendet e para . Sot për investimet dhe klimën e investimeve në tërësi, Shqipëria renditet 5 deri ne 7 % më lart se mesatarja e vendeve të OECD . Për regjistrimin e biznesit Shqipëria renditet 27 % më lart, se mesatarja e vendeve të OECD”, shpjegoi ai.
Në fund, Sali Berisha garantoi të gjithë investitorët e huaj se çdo investim i tyre në Shqipëri, do të jetë një histori e vërtetë suksesi, jo vetëm për Shqipërinë, por para së gjithash për ata dhe për financimet e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













