Shqipëria
Ambasada e Shqipërisë apel qytetarëve pas tërmetit në Japoni: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendase
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka ndarë mesazhin e ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, pas tërmetit të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në prefekturën Ibaraki, i cili u ndje edhe në zonën e Tokios.
Sipas njoftimit nga ambasada, deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha, ndërsa janë raportuar persona të lënduar, të cilëve ambasada u ka uruar shërim të shpejtë.
Në kushtet e situatës së krijuar nga tërmeti, por edhe nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Japoni, si dhe atyre që ndodhen për vizitë në vend, të ndjekin me vëmendje informacionet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendase, transmeton albinfo.ch.
Ambasada rekomandon që qytetarët të informohen për situatën përmes burimeve zyrtare të autoriteteve japoneze, përfshirë Agjencinë Meteorologjike të Japonisë (JMA), portalin e parandalimit të fatkeqësive të Ministrisë së Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, si dhe NHK WORLD-JAPAN.
Tutje janë vënë në dispozicion edhe kontaktet për raste nevoje. Shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë ambasadën në WhatsApp në numrin +81–70-9023-3905 ose përmes adresës elektronike [[email protected]](mailto:[email protected]).
Ambasada u kërkon qytetarëve shqiptarë në Japoni të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendase për garantimin e sigurisë së tyre.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













