Integrimi
Shqipëria mund Serbinë, shpallet Kampione Bote në futbollin integrues!
Shqipëria mundi Serbinë 1:0, ndërkohë që ndeshja u zhvillua shumë korrekte. Shefi i ekipit të Shqipërisë, Hamdi Rama thotë: “Ne treguam se konfliktet e të kaluarës i kemi lënë mbrapa nesh
Finalja e “Kampionatit Botëror 2016 të futbollit integrues” të Casino Austria nuk kishte si të jetë më emocionuese: Shqipëria mundi Serbinë me rezultatin 1:0, ndërkohë që ndeshja u zhvillua shumë korrekte dhe duke ndjekur në mënyrë shembullore karakterin e turneut, shkruan ots.at.
Lidhur me këtë, shefi i ekipit të Shqipërisë, Hamdi Rama thotë: “Ne treguam se konfliktet e të kaluarës i kemi lënë mbrapa nesh.
Turniri ka zgjatur rreth pesë muaj. Në të kanë marrë pjesë 159 ekipe me rreth 1500 futbollistë amatorë të etnive, feve dhe vendeve të ndryshme. Para dy vitesh UEFA e kishte nderuar këtë turnir si “Projekti më i mirë evropian i sportit masiv”, transmeton albinfo.ch. Sivjet është zhvilluar për të 11-tën herë, ndërsa finalja është luajtur të dielën, më 11 gusht në Salzburg.
Shqipëria këtu ka fituar kundër Serbisë, pasi që të dyja këto ekipe nga Salzburgu, qysh në fillim të turnirit, në muajin maj, kishin luajtur baras.
Kupa e Turnirit do të jepet në mënyrë festive më 15 nëntor, para ndeshjes Zvicër-Sllovaki. Edhe pse quhet “Kampionat Botëror” në të marrtin pjesë vetëm ekipe nga vende të ndryshme të Austrisë. Qëllimi i organizimit është nxitja dhe promovimi i integrimit të të huajve në shoqërinë austriake.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












