Lajme
Shqipëria e Kosova, ligjet e BE-së i përkthejnë bashkë
Dy ministret e Integrimit, Vlora Çitaku dhe Klejda Gjosha, nënshkruan marrëveshjen për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe
Të gjitha shtetet që synojnë të integrohen në Bashkimin Evropian, duhet ta harmonizojnë ligjshmërinë me atë të BE-së. Në këtë fushë, Shqipëria dhe Kosova duhet t’i përkthejnë shumicën e ligjeve në gjuhen shqipe. Prandaj që të njëjtën gjë mos ta bëjnë dy herë, Prishtinë dhe Tiranë janë marrë vesh që ligjet t’i përkthejnë bashkërisht.
Për këtë çështje të mërkurën në Prishtinë ka qëndruar ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha. Kjo e fundit së bashku me ministren kosovare të Integrimit Evropian, Vlora Çitaku nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimi për koordinimin e përkthimit të legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe.
Me këtë rast, Ministrja Gjosha në emër të Qeverisë së Shqipërisë i dorëzoi Ministres Çitaku 137 akte apo 2,943 faqe të legjislacionit të BE-së të përkthyera në gjuhën shqipe.
Pas takimit, Ministrja Çitaku dhe Ministrja Gjosha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për funksionalizimin e komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhën Shqipe dhe dorëzimit të materialit të përkthyer në gjuhën shqipe nga Qeveria e Shqipërisë tek Qeveria e Kosovës.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme për funksionalizimin e komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe nga Qeveria e Kosovës shënon një hap tjetër konkret në zbatimin e vendimeve të dy qeverive dhe thellimin e bashkëpunimit”, tha ministra Çitaku.
Duke folur për rëndësinë që ka kjo marrëveshje, ministrja Çitaku tha se legjislacioni i Bashkimit Evropian është mbi 100,000 faqe të akteve primare dhe sekondare të BE-së, prandaj Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë resurset njerëzore dhe financiare për të koordinuar përkthimin e këtij legjislacioni.
“Me këtë rast shmangim duplifikime të përkthimit të cilat do të shkaktojn kosto shtesë financiare dhe konfuzion ligjor”, deklaroi Çitaku.
Ndërkaq ministrja e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha tha se e mirëpret thellimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës, duke shpresuar se që procesi i integrimit të të dyja shteteve në BE nuk do të jetë i vonë.
“Sot ne lidhëm një marrëveshje të përbashkët për përkthimin e legjislacionit të BE-së, e cila nuk është e vetmja që kemi patur si dy shtete mike që jemi. I dorëzova zyrtarisht të gjithë legjislacionin e BE-së që Qeveria e Shqipërisë ka të përkthyer në gjuhën Shqipe”, deklaroi ajo.
Ndër çështje të tjera të takimit të sotëm të dyja ministret diskutuan edhe rreth idesë së realizimit të takimit trepalësh ndërmjet Ministrive të Integrimit Evropian të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Po ashtu, u diskutua edhe për realizimin e projekteve në kuadër të asistencës së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin Ndërkufitarë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











