Shqipëria
Shqipëri: Protestë kundër rritjes së çmimeve
Aktivistë të shoqërisë civile dolën pasditen e sotme në rrugën para Kryeministrisë në protestën e dytë kundër rritjes së çmimeve.
Protestës iu bashkuan edhe qytetarë të Tiranës, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimit të bukës, ushqimeve të shportës dhe karburantit.
Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj, u shpreh se qytetarët duhet të dalin në protestë për veten e tyre, ndërsa i bëri thirrje politikës që të reflektojë dhe të reagojë.
“Ka pasur vetëm një deklaratë në lidhje me çmimin e energjisë që nuk do të rritet për konsumatorët dhe bizneset e vogla. Ndryshe nga sa ishte thënë në fillim. Kjo nuk mjafton, pasi duhen masa për biznesin e vogël dhe atë të madh, pasi produktet që ata prodhojnë reflektojnë në çmimin në treg”, u shpreh Lapaj, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Unë kam në dorë përpjekjen time të sinqertë. Nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim edhe për këto pikat e tjera dhe politika t’i vërë gishtin kokës”, tha Lapaj.
Edhe sot protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve i është bashkuar aktori i humorit, Florian Binaj.
“Të gjithë e duam Shqipërinë në Evropë, por vetëm çmimet e larta i kemi si Evropa”, tha Binaj.
“Sot do të doja të ishin të rinj dhe të reja dhe të mos e shikonin protestën nga Instagram-i. U bëj thirrje atyre që nuk kanë ardhur të vijnë, se nuk u ulen ndjekësit në Instagram nëse proteston për padrejtësitë”, tha aktori i humorit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










