Lajme
Shqipëri: Mbështetje për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës

Ministri i Shtetit të Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë që jetojnë në diasporë.
Në këtë bashkëbisedim të parë, Balla u ndal te një prej çështjeve themelore që ka nevojë për mbështetje diaspora, që është promovimi i mësimdhënies së gjuhës shqipe.
“Nëse është diçka që duhet të bëjmë më mirë është mbështetja për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët jashtë kufijve. Duhet t’i garantojmë çdo fëmije që lind të paktën nga një prind shqiptar të këtë mundësinë të mësojë gjuhën shqipe, sepse nëse ka diçka që historia do na gjykojë në të ardhmen, është ajo që kemi bërë ne për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë“, u shpreh ai.
Ai informoi se ka nisur zbatimin programi “Mësues për diasporën”, në Greqi.
“Një pjesë kanë filluar punën. Bëhet fjalë për mësues që do të japin gjuhën shqipe në shkolla në Greqi. Këta mësues përzgjidhen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe paga do të paguhet nga buxheti i shtetit”, u shpreh Balla.
Balla informoi më tej se zbatimi i këtij programi nisi në Greqi, duke qenë se aty është edhe shtrirja më e madhe e shqiptarëve.
Sipas tij, ky program do të shkojë kudo ku ka komunitete shqiptare.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë