Shqipëria
Shqipëri: Diaspora, probleme në regjistrim, 35% e aplikimeve refuzohen

Një javë nga nisja e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, procesi është shoqëruar me fluks të lartë kërkesash, por edhe me pasaktësi.
Të dhënat e procesit të regjistrimit të emigrantëve tregojnë se 35% e aplikimeve refuzohen nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shkaku kryesore është deklarimi gabim i adresës së vendbanimit jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Juristi Franc Nuri thotë: “Ideja është se adresa që ata hedhin tek të dhënat në data-bazën e KQZ, nuk korrespondon me dokumentin që e vërteton adresën dhe kjo bën të refuzohet. Apo lidhja e adresës së personit është problematike me rezidencën e tij”.
Për të shmangur këtë gabim në plotësimin e formularit elektronik, duhet që krahas adresës, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të ngarkojnë në sistem edhe një dokument që provojnë se jetojnë aty, raporton TCH.
“Në kuptim që një familjar anëtar i një familje duhet të sjellë dokumente shtesë pasi karta e rezidencës është në emër të kryefamiljarit, por që të vërtetojë se jeton aty do sjellë attach certifikatën familjare për të vërtetuar lidhjen me atë familjar”, shtoi Nuri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në garë me kohën për të përballuar dyndjen e emigrantëve të cilët duan të votojnë në zgjedhjet e 11 maji.
Nga momenti i aplikimit në platformën elektronike, operatorët e KQZ kanë 5 ditë kohe për të pranuar apo refuzuar kërkesën. Në rast se i refuzohet aplikimi, emigranti ka të drejtë të aplikojë serish duke korrigjuar dokumentet e pasaktë.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?