Lajme
Shqipëri: Buxheti orientohet te shëndetësia
Pavarësisht se projektbuxheti 2021 është cilësuar si plan anti-krizë për rimëkëmbjen nga dy goditjet; tërmeti dhe pandemia, shumë ministri linje kërkojnë më shumë fonde për vitin e ardhshëm.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se buxheti është specifik në një situatë të jashtëzakonshme dhe nëse ka hapësira për rialokime, pavarësisht rritjes që ka marrë, fondet duhet të orientohen drejt shëndetësisë, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
“Është normale që ministri apo dikastere të tjera të kërkojnë rritje fondesh, por unë mendoj se ndryshimet e buxhetit duhet të vijnë në raport me prioritetet dhe emergjencat. Në këtë moment fokusi është pandemia, që është jo vetëm një emergjencë sanitare, por edhe ekonomike njëkohësisht”, tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.
“Buxheti është në tërësi pozitiv. Rialokimi në këto kushte është i vështirë, por unë do thosha se në shëndetësi ka nevojë për më shumë fonde, pavarësisht rritjes. Arsimi ka nevojë po ashtu për vëmendje të shtuar”, tha Klodian Mucci, ekspert për ekonominë
Krahas fondit te emergjencës, ekspertët propozojnë edhe një zë të veçantë si mbështetje ndaj biznesit në rast të rikthimit të masave kufizuese, plan i cili sipas tyre do të shmangte rishikimin e buxhetit që në fillim të vitit.
“Pikëpyetjet sa vijnë e shtohen prej pandemisë në 2021. Duhet të kishim në buxhet një fond të tillë. Krahas këtij buxheti duhet të kishte edhe disa variante alternative me skenarë për t’iu përgjigjur situatës”, tha Civici.
“Një fond shtesë si mbështetje ndaj biznesit është një domosdoshmëri në këtë situatë dhe duhet të jetë I gatshëm në çdo kohë për t’u aktivizuar”, tha Muci.
Sipas draftbuxhetit 2021, ekzekutivi ka vënë në dispozicion rreth 6 miliardë lekë ose 48.3 milionë euro në total për përballimin e pandemisë COVID-19, ku përfshihet edhe kosto e parashikuar për vaksinë anti-Covid.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri









