Integrimi
Shpresa e refugjatit shqiptar
Hetor Skallina nga Shqipëria shpreson që pavarësisht të gjithave ata do të gjejnë një mënyrë që ai dhe familja e tij të qëndrojnë në Gjermani
Nëse refugjatët e konsiderojnë se ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të qëndrojnë në Gjermani, rruga i çon në Caritas. Kjo qendër e pavarur e këshillimit vazhdimisht dëgjon për tregime të refugjatëve që tregojnë situatat e vështira dhe shpresat e tyre, shkruan ‘mdr.de’.
Hektor Skallina erdhi te Patricia Jonkisch për shkak se ai dëshiron të mbetet në Gjermani. Procedura e azilit të shqiptarit 25-vjeçar ka përfunduar. Ai ka tre fëmijë dhe vajza e tij tre-vjeçare është e sëmurë, përcjell albinfo.ch.
Djali i tij është njëmbëdhjetë muajsh ka lindur në Gjermani, kurse ai është që nga viti 2014. Si rreth 80 refugjatë të tjerë në këtë vit edhe shqiptarët erdhën në Jonkisch, për shkak se është e njohur me raste të tilla. Rastet janë mjaft të komplikuara dhe shpesh kontradiktore, pasi personi që kërkon mbrojtje, aplikimi për azil i është refuzuar.
Jonkisch flet me njerëz si Skallina në lidhje me opsionet që kanë dhe nëse duhet të largohen nga Gjermania. Ajo flet për kthimin e mundshëm të refugjatëve në atdheun e tyre, me azilkërkuesit që ende nuk e kanë të qartë nëse do t’iu jepet azili në Gjermani apo ajo.
Klientët vijnë nga Ballkani, Afganistani, Iraku dhe Irani. Caritas ka reputacion të mirë te refugjatët dhe ka krijuar një lidhje të ndërsjellët.
Për njerëzit që duan të qëndrojnë në Gjermani si Skallina, problemet janë shumë më të mëdha. Gjasat që ai të qëndrojë janë të vogla.
Largimi vullnetar është një opsion për refugjatët, është më humane se sa të largohesh në mënyrë të dhunshme nga policia, por edhe është më i lirë për shtetin. 225 mijë euro ka qenë shuma që janë lëshuar për dëbimet gjatë vitit 2016.
Por, ka shumë prej refugjatëve që dëshirojnë në mënyrë vullnetare të kthehen në vendlindje. Disa dëshirojnë të kthehen pasi ata duhet të kujdesen për familjen e tyre, ku ndonjë anëtar i familjes ka vdekur. Ose për shkak se prindërit papritur janë sëmurë, ose për shkak se nuk kanë mundur të integrohen në sistemin e arsimit ose punës.
Hetor Skallina nga Shqipëria shpreson që pavarësisht të gjithave ata do të gjejnë një mënyrë që ai dhe familja e tij të qëndrojnë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










