Integrimi
Shpëtimtari i çekut misterioz, një shqiptar nga Kosova
“Vetëm kur i kam folur diçka në gjuhën polake e kam parë reagimin në sytë e tij dhe e kam kuptuar se po i kupton gjuhët sllave", thotë Sami Sadiku
I huaji misterioz i gjetur para sa muajsh në Oslo, i cili nuk kujtonte asgjë për veten, është shpëtuar nga një shqiptar nga Kosova që jeton në Norvegji, raportojnë sot mediat çeke.
Fillimisht i riu është prezantuar si John Smith.
Mediat për shpëtimtarin, Sami Sadiku i cili jeton që 12 vjet në Oslo e kanë ditur vetëm tash, pasi që deri javën e kaluar, kur fotografia e çekut 36 vjeçar u paraqit në media, besohej si ishte i vdekur.
“E kam gjetur të shtrirë në trotuar para një auto-larjeje, kurse kishte veshur pak rroba, e jo siç duhet veshur dimrit në Oslo”, ka thënë Sadiku për të përditshmen norvegjeze, Verdens Gang.
Sadikun e ndihmoj një kalimtar rasti dhe i punësuari në autolarje të cilin edhe e quan të lënduarin dhe të dezorientuarin misterioz i cili nuk ishte në gjendje as të flas, por ka reaguar kur i është folur në gjuhë sllave.
“Vetëm kur i kam folur diçka në gjuhën polake e kam parë reagimin në sytë e tij dhe e kam kuptuar se po i kupton gjuhët sllave. Fytyrën e kishte të mavijosur, sigurisht se dikush e kishte rrahur. Po ashtu në duar kishte lëndime dhe gjakosje. Sikur të ishte i lidhur”, ka thënë Sadiku, transmeton indeksonline.net.
Vetëm kur policia norvegjeze këtyre ditëve e publikoj fotografinë e të huajt misterioz i cili vuan nga amnezia (harresa), Sadiku e kuptoj se ai ishte burri që e shpëtoj dhe për të cilin në dhjetor u mor në pyetje nga policia.
Që bëhet fjalë për çekun 36 vjeçar Mihal P. nga Moravska i cili tri vitet e fundit kishte jetuar në Pragë e kanë konfirmuar analizat e ADN-së të prindërve të tyre, ka njoftuar policia çeke.
Prindërit dhe miqtë e kanë njohur këtë javë kur fotografia e tij u paraqit në media e Çekisë, mirëpo i huaji nga Oslo nuk kujton asgjë kur i shikon fotot e tij.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











