Lajme
Shpërthim dhe të shtëna në Mynih, një i vdekur dhe një i plagosur
Mynih: Vetëvrasje me shpërthim në banesë familjare
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mynihut mëngjesin e së mërkurës, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe shpërthimeve të fuqishme në lagjen Lerchenauer Straße, në pjesën veriore të qytetit, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet gjermane, dyshohet se autori i ngjarjes kishte mbushur me eksploziv banesën e prindërve të tij, i kishte vënë flakën dhe më pas kishte kryer vetëvrasje. Një re tymi e dendur ishte e dukshme që në orët e para të mëngjesit, ndërsa zona është izoluar në një perimetër të gjerë sigurie.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e sigurisë, njësitë speciale, zjarrfikësit dhe ekspertët piroteknikë, të cilët po punojnë për mbledhjen e provave dhe garantimin e sigurisë në zonë. Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet e plota të incidentit.
Shefi i policisë lokale, Thomas Schelshorn, deklaroi për mediat se qytetarët nuk janë në asnjë rrezik dhe se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me festivalin Oktoberfest, i cili po zhvillohet aktualisht në qytet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










