Kosova
Shpend Ahmeti fajëson Ramush Haradinajn për humbjen e PSD-së
Kreu i PSD-së tutje thotë se i gjithë rezultati i ulët i partisë bie mbi supet e tij
Kryetari i PSD-së ka folur për rezultatin e ulët të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit. Rezultati në zgjedhje nuk ishte aspak i mirë për Partinë Socialdemokrate.
E katër ditë pasi ky proces mori fund, kjo parti mblodhi Këshillin Drejtues. Pas këtij takimi, i pari i socialdemokratëve, Shpend Ahmeti, për televizionin T7 ka thënë se ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rezultat. E ndër ta është edhe Ramush Haradinaj, megjithatë Ahmeti nuk ka fajësuar troç shefin e AAK-së.
Kreu i PSD-së tutje thotë se i gjithë rezultati i ulët i partisë bie mbi supet e tij. Në anën tjetër, Ahmeti thotë se nuk ndjen obligim të ofrojë dorëheqjen nga kryetari i Prishtinës, ani pse me AAK-në në koalicion mori vetëm 7 mijë e 200 vota në kryeqytet.
E në këtë mes partia e tij ka siguruar vetëm një ulëse.Sipas të dhënave të deritashme, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, do t’i përfaqësojë në Kuvend socialdemokratët.
Por, Ahmeti nuk ka nguruar t’ia urojë fitoren ish-shefit të tij, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











