“Shota” e treta në Korenë e Jugut

Ansambli Kombëtar i këngëve dhe vallëve “Shota” ka dy javë që merr pjesë në Festivalin e “Chenoan Dance Festival 2011”, në Korenë e Jugut, “ Ansambli “Shota” u radhitë e treta në botë në bazë te vlerësimit të juries profesionale të këtij festivali, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate. Po ashtu “Shota” u nderua edhe me çmimin për performancë të shkëlqyer në parakalim para rreth 100 mijë qytetarëve.

“Drejtori këtij ansambli, Dilaver Kryeziu shprehet shumë i kënaqur me vlerësimin që i është bërë vallës shqiptare në Korenë e Jugut”, thuhet në komunikatë. Është hera e parë që një ansambël shqiptar merr pjesë në këtë festival. Në këtë festival kanë marr pjesë 22 shtete nga 5 kontinente.