Integrimi
Shoqata gjermane “Kinderaugen” ndihmon fëmijët në Kosovë
Topa të gjimnastikës, dyshekë sportivë, dhe vegla të tjera sportive janë grumbulluar nga shoqata për t` i dërguar në një fshat në Podujevë.
Shkolla punon në tri ndërrime, sepse nuk ka kapacitet për më shumë se 800 nxënës. Ajo është gjithashtu e vetmja shkollë në rajon e cila mëson fëmijët me aftësi të kufizuara, shkruan nwzonline.de, përcjell “albinfo.ch”.
Pajisjet janë të përdorura thotë Afrim Zugolli i cili jeton në Hude të Gjermanisë i cili është pjesë e këtij aksioni. Ai jeton prej 20 vitesh në Gjermani dhe si fëmijë ka qenë nxënës i kësaj shkolle. Kështu ai ka vënë kontakte edhe me shoqatën “Kinderaugen” më të cilën prej vitesh angazhohet me projekte humanitare. Afrimi është i njohur edhe për angazhimin e tij për bashkëjetesë në mes të dy kulturave.
“Është e rëndësishme se çfarë është bërë atje nga drejtoria e shkollës”, thotë Zugoli i cili në Gjermani kishte ardhur si refugjat, ndërsa prejse situata politike në Kosovë ka ndryshuar, ai viziton rregullisht vendlindjen e tij.
Para dy viteve Afrim Zugoli së bashku me shoqatën kishte organizuar edhe një aksion tjetër. Kësaj herë së bashku me Afrimin dhe djalin e tij, 11 vjeçarin Rifat Zugolin, për në Kosovë janë nisur edhe kryetari i shoqatës Franz-Herbert Bunjor si dhe disa anëtarë të tjerë të shoqatës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










