Lajme
Shkupjanët përfitojnë nga 2 cent për çdo shishe të ricikluar
Banorët e qendrës së Shkupit do të marrin nga 2 cent për çdo shishe të ricikluar. Kjo do të bëhet e mundshme nëpërmjet aparateve speciale për këtë çështje. Deri në fund të 2020-s do të vendosen 27 vending makina në Komunën Qendër, shkruan Koha.net.
“9 nga 27 makinat e planifikuara tashmë janë blerë dhe ne do të fillojmë instalimin e tyre në fillim të marsit. Në këtë projekt kemi punuar më shumë se një vit dhe mendoj se do të ketë ndikim të madh jo vetëm në zhvillimin e kompanisë sonë, por edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e riciklimit”, ka theksuar Vasko Kiçevski, drejtor i NP Parkingjet e Komunës Qendër.
Për çdo shishe do të marrin një shumë të caktuar parash në kartelën e re për pagesë “GreenPay Card”, me të cilën do të kenë mundësi të blejnë me zbritje në markete të caktuara, dyqane, lokale etj., ose të paguajnë për shërbime të cilat i ofron ndërmarrja, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












