Bota
Shkon në 86 numri i viktimave të terrorit në Ankara
Është ngritur në 86 numri i viktimave të dy shpërthimeve të fuqishme që ndodhën sot në Ankara. Këtë e kanë konfirmuar tashmë edhe burimet qeveritare, njoftojnë mediet ndërkombëtare. 186 është ndërkaq numri i të plagosurve nga këto shpërthime që kanë ndodhur në afërsi të Stacionit Hekurudhor pak para fillimit të marshit protestues paqësor kundër dhunës ndaj kurdëve.
Presidenti i vendit Recep Rayyip Erdogan ashtu si dhe kryeministri Ahmet Davutoglu e kanë dënuar ashpër sulmin duke e quajtur krim të rëndë dhe të shëmtuar. Bëhet fjalë për sulmin më të rëndë terrorist që ka ndodhur ndonjëherë në kryeqytetin turk, Ankara, transmeton albinfo.ch. Ai ka tronditur vendin që ndodhet në atmosferën e zgjedhjeve të parakohshme të cilat mbahen pas tri javësh.
Qeveria ka shpallur tri ditë zie zyrtare në Turqi.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










