Lajme
Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
Numri i njerëzve që ndërruan jetë nga tërmetin 6.8 ballë në Turqi u rrit në 39-të
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 rihter në rrethin Sivrice të Elazig u rrit në 39, përcjell albinfo.ch.
Në transmetimin direkt të CNN TÜRK, Koca tha: “Fatkeqësisht, numri i qytetarëve që kanë humbur jetën është 39 me lajmet që kemi marrë. Fatkeqësisht. Në këtë periudhë, numri i pacientëve që janë në spitalet tona është 1605. ”
Duhet theksuar se Turqia lindore u godit më shumë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter mbrëmjen e së premtes (24 janar). Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale, transmeton tch.
Ky nuk është tërmeti i parë që godet Turqinë, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 goditi provincën Elazig në 2010 duke lënë pas 51 viktima.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











