Lajme
Shkoi në pushime gjatë përmbytjeve, jep dorëheqje ministrja gjermane
Spiegel kishte kërkuar falje të dielën për pushimet familjare katër-javore menjëherë pas katastrofës së përmbytjeve në 2021.
Ministrja Anne Spiegel e Gjermanisë tha të hënën se kishte vendosur të largohej nga posti i Ministres së Familjes pas polemikave mbi vendimin e saj për të shkuar me pushime vitin e kaluar, menjëherë pas përmbytjeve shkatërruese në shtetin, ku ajo ishte në atë kohë si zyrtare e lartë.
Spiegel, një anëtare e të Gjelbërve, është ministrja e parë që dha dorëheqjen nga Qeveria federale e kancelarit Olaf Scholz, e cila përbëhet nga socialdemokratët e tij (SPD), partia ambientaliste dhe Demokratët e Lirë liberalë (FDP), transmeton Albinfo.ch.
“Sot, për shkak të presionit politik, kam vendosur të largohem nga zyra e Ministrit Federal për Çështjet Familjare”, tha Spiegel në një deklaratë.
“Unë po e bëj këtë për të shmangur dëmtimin e zyrës, e cila po përballet me sfida të mëdha politike”, theksoi tutje ajo.
Në atë kohë, ajo ishte ministre e Mjedisit në rajonin e Rheinland-Pfalz, i cili mori pjesën më të madhe të përmbytjeve më vdekjeprurëse të Gjermanisë në gjashtë dekada që vranë më shumë se 170 njerëz.
Vendimi i Spiegel për të dhënë dorëheqjen, sipas Reuters, erdhi përpara zgjedhjeve rajonale muajin e ardhshëm në North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë, i cili gjithashtu u godit rëndë nga përmbytjet.
Javën e kaluar, ministrja e Mjedisit për North Rhine-Westphalia dha dorëheqjen pas zbulimeve se ajo kishte kaluar shumë kohë pas përmbytjes në Mallorca, përcjell tutje Albinfo.ch.
Vendimi i Spiegel për të lënë postin e saj në Qeverinë federale erdhi pavarësisht se Scholz e mbështeti atë.
Bashkëdrejtuesi i Partisë së të Gjelbërve, Omid Nouripour, u tha gazetarëve se vendimi i Spiegel ishte i drejtë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











