Shkencëtarët zviceranë, më të cituarit në botë, pas atyre amerikanë

Zvicra, për nga citimet zë vendin e dytë në botë me 116 pikë ndërsa SHBA ka grumbulluar 118 pikë

Një hulumtim i realizuar nga Sekretariati Shtetëror për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, ka ardhur në përfundimin se studimet e realizuara nga studiuesit shkencorë zviceranë qëndrojnë shumë lartë në shkallë botërore.

Hulumtimi është mbështetur në kriterin themelor: sa herë i kanë cituar shkencëtarët e botës studimet e kryera nga zviceranët në periudhën 2005-2009. Matur me këtë parametër, Zvicra, siç shkruan Tages Anzeiger.ch, zë vendin e dytë në botë me 116 pikë.

Të vetmit janë shkencëtarët amerikanë që janë cituar më shumë se ata zviceranë. Ata kanë grumbulluar 118 pikë. Në vendin e tretë në këtë listë është Holanda, në të katërtin Britania e Madhe dhe në të pestin Danimarka.

Ndërkohë, shikuar nga sasia e studimeve të publikuara, autorët zviceranë përbëjnë 1.2% ndërsa ata amerikanë 29% të numrit të punimeve